Home KRYESORE Atentati ndaj prokurorit, makina e autorëve për të shpërqendruar policinë?

Atentati ndaj prokurorit, makina e autorëve për të shpërqendruar policinë?

Grupi hetimor beson se ka prova të mjaftueshme në automjetin që u përdor për të bërë atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, pasditen e së premten në mbikalimin e shkozetit.

Automjeti tip “Benz e Class Evo” ngjyrë gri, u gjet i braktisur pas ngjarjes në fshatin Shkafane në Ishëm. Makina i është nënshtruar një ekspertize të detajuar për të përfituar gjurme gishtash dhe profile ADN-je.

Sipas burimeve nga policia në brendësi të mjetit janë gjetur edhe 2 kallashnikov që dyshohet se janë përdorur në atentatin ku mbeti i plagosur edhe Aleksander Laho dhe shoferi prokurorit Ndoja, Andi Maloku.

Edhe armët do t’i nënshtrohen ekspertizës balistike, ndërkohë që grupi hetimor i ngritur për ngjarjen ka sekuestruar pamjet e disa kamerave të sigurisë përgjatë autostradës.

Nga hetimet rezulton se para atentatit prokurori Ndoja dhe 2 shtetasit e tjerë kanë qenë duke drekuar në një restorant në zonën e plazhit. Ata dyshohet se kanë qenë në ndjekje nga atentatorët që mendohet të kenë qenë 2 ose 3 persona.

Ndërkohë prokurori i Durrësit Arjan Ndoja është marrë në pyetje në spitalin e Durrësit ku në dëshminë paraprake është shprehur se nuk beson se ka qenë ai shënjestra e sulmit dhe se nuk ka mundur t’i identifikojë autorët. Për shkak të dëmtimeve në nofull, Aleksandër Laho i njohur edhe i Landi Muarremi me pseudonimin Rrumi nuk ka mundur te japë një dëshmi që cilësohet e rëndësishme për hetimet nisur nga e kaluara e tij me precedentë penal.

Pikëpyetjet
Dyshohet se automjeti i sekuestruar bashkë me dy armë automatike dhe maskat në Ishëm të jetë lënë nga autorët për të shpërqendruar forcat e policisë, pasi nga mbikalimi i Shkozetit deri në Shkfandë, përshkruhet për të paktën 1 orë e 30 minuta. Gjithashtu u sekuestruan edhe bidonë me benzinë por mjeti u gjet i padjegur. Të gjitha provat materiale u dërguan në laboratorin e policisë shkencore. Në të njëjtin vend pranë mbikalimit të Shkozetit në qershor 2019 u bë një atentat i tipit mafioz ndaj tre persona por fatmirësisht pa viktima./ Opinion.al

Share: