Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Dhuna në Unazën e Re, Spitali i Traumës jep bilancin e të...

Dhuna në Unazën e Re, Spitali i Traumës jep bilancin e të lënduarve

Spitali i Traumës ka raportuar mbi bilancin e të lënduarve pas dhunës në zonën e Unazës së Re gjatë mëngjesit të sotëm.

Aktualisht janë duke marrë ndihmën mjekësore 12 persona, prej të cilëve 5 policë dhe 7 protestues.

Bëhet gjithashtu me dije nga spitali se asnjë prej personave të lënduar nuk është në rrezik për jetën.

“Spitali është në gatishmëri të plotë” thuhet në njoftim.

Ndërkohë ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia lidhur me numrin e personave të arrestuar gjatë përplasjes së sotme. /Opinion.al

Share: