Home KRYESORE Digjet makina e gjyqtarit të Shkodrës

Digjet makina e gjyqtarit të Shkodrës

Makina e gjyqtarit të Shkodrës, Andi Ymeri është djegur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30.

Ngjarja ka ndodhur  në afërsi të  Kishës Franceskane në Shkodër ndërsa burime nga policia thonë se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Dyshohet se dy persona i kanë vënë zjarrin makinës së gjyqtarit Ymeri dhe më pas flakët kanë përfshirë edhe një automjet të parkuar ngjitur me të.

Policia ende nuk ka identifikuar autorët ndërkohë mësohet se gjyqtari Ymeri është marrë në pyetje në lidhje me konflikte të mundshme për shkak të detyrës por ai e ka mohuar këtë gjë.

Andi Ymeri punon gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës dhe për ca kohë ka qenë edhe drejtuesi i saj.

Djegia e makinës së tij rikthen edhe njëherë vëmendjen në sulmet ndaj përfaqësuesve të gjyqësorit ku kujtojmë pak kohë më parë një atentat iu bë makinës në të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arian Ndoja.

Ky është sulmi i dytë ndaj përfaqësuesve të drejtësisë që pas denoncimit të kryeministrit Rama të grupit “KÇK” (Kap ca të kapësh) ku ai foli për gjyqtarë e prokurorë të cilët e dinë që nuk kalojnë dot vetting-un dhe janë pjesë e grupit më të madh kriminal në Shqipëri sipas tij. /Opinion.al

Share: