Home KRYESORE Dy sytë e tu, të njëjtët mbetën.

Dy sytë e tu, të njëjtët mbetën.

Nga Gladiola Busulla

Thua vallë
të jemi njohur
më parë?!
Kur zefiri shekujt përqafonte
Dhe engjëjt luanin në harpë.
Ti,
kishe një tjetër emër atëherë.
E unë,
një tjetër nur.
Gjurmët e shpirtit tënd,
ndër pentagramet e kohës
ishin skalitur.
Po kërkonin melodinë e humbur
Të dashurisë së vjetër
Që gjithnjë shfaqet e re.
Dy sytë e tu,
të njëjtët mbetën.
Në çdo jetë do t’i rigjej.
Dhe pas njëqind a njëmijë vjetësh,
sërish tek ti
do të më rikthejnë.

(Goteborg 2019)

Share: