Home KRYESORE E kish zhveshur me sytë e shpirtit…

E kish zhveshur me sytë e shpirtit…

Nga Gladiola Busulla Jorbus

Vikingu në tablo
I ngjante Odinit.
Me sy të egërsuar
Që buzëqeshjen s’e njihnin,
në ditët që pas netëve strukeshin.
Vikingu ushqehej
me salmonin e liqenit Vanern
Dhe nëntë bijat e tij
si valkiritë dukeshin.
Vikingu në tablo
Për një grua shkruante,
por jo atë të tijën.
E kish parë diku
Dhe zemra i qe dridhmuar.
E kish zhveshur me sytë e shpirtit
Dhe i kish rrëfyer histori të lavdishme
për jetën prej pirati
nën yjësitë e pamposhtura.
Ethshëm, kish pikturuar mesnatën
Që dremiste në flokët e saj,
Diku matanë akujve,
Në suazat që me qiellin shkriheshin
E bëheshin një.

Share: