Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Gjermania ndeshkoi ke vrau mbi mur, ne i dekorojme ne bulevard…

Gjermania ndeshkoi ke vrau mbi mur, ne i dekorojme ne bulevard…

Nga Kastriot Cipi

30 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit, Gjermania vazhdon t’i nderojë viktimat: 80 qytetarë që u vranë nga plumbat e rojeve të kufirit dhe rreth 155 të tjerë që vdiqën nga aksidentet në përpjekje për të kaluar Murin, apo vranë veten pas dështimit në këtë përpjekje.

Menjëherë pas rrëzimit të Murit, oficerët dhe rojet e kufirit që u gjetën fajtorë për vdekjet, u dënuan me burg, megjithëse kishin zbatuar ligjin.

Në Shqipëri, 30 vjet pas ndryshimit në Kodin Penal, klasifikimin e “arratisjes” si “kalim i paligjshëm i kufirit” (siç konsiderohet edhe sot) dhe jo më “tradhëti e lartë ndaj Atdheut”, nuk ka ende asnjë hetim për ata komandantë postash kufitare e kufitarë, që vranë dhjetra, në mos qindra shqiptarë për “kalim të paligjshëm të kufirit”, në kundërshtim me ligjin, gjatë vitit 1990.

Jo vetëm i vranë, për një javë leje e një fletë lavdërimi, por nuk kërkuan falje kurrë!

Dhe vjen dita që një oficer i Sigurimit, që ka urdhëruar masakra mbi civilë të pafajshëm, të nderohet si hero në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ku gabuam?

Share: