Home KRYESORE “Lëkundjet e tjera pas tërmetit janë normale, për çarjen e Tokës…”

“Lëkundjet e tjera pas tërmetit janë normale, për çarjen e Tokës…”

Prof.Dr. Dëfrim Shkupi bën apel që qytetarët të mos panikohen. Në emisionin Opinion, ai tha se lëkundjet pas tërmetit të fortë janë krejt normale.

Kjo është e natyrshme. Kohët e fundi pati një prononcim nga drejtori i Instituti të Gjeofizikës dhe ai e shpjegon shumë bukur. Me thënë të drejtën unë jam i qetë, sepse goditja kryesore kaloi, nuk ka më të kësaj madhësie dhe sa vjen shkon në shuarje. Kjo pasi energjia më e madhe është çliruar tashmë. Lëkundjet do vazhdojnë. Ai e shpreh këtë në analizën statistikore që ka bërë për mijëra tërmete. Kjo mund të zgjas dy deri në tre muaj”, tha Prof.Dr. Dëfrim Shkupi.

Sa i përket çarjes së Tokës në Shijak, pas tërmetit Prof.Dr. Dëfrim Shkupi tha: Profesori Shyqiri Aliaj, ka botuar një hartë për të gjithë shkarjet aktive të Shqipërisë dhe janë disa shkarje aktive që kapin këtë trevë, pjesën e Durrësit dhe që kalojnë nga Shijaku. Këto janë shkarje aktive që janë të thella, në raste të tilla ato riaktivizohen dhe ndodhin dhe çarje. Kjo që thua nuk e di ku është saktësisht. Në kemi parë hapje të tokës në Kaliforni, ato janë të llahtarshme, kjo është gjë e vogël. Më parë nuk lejoheshin të ndërtoheshin ndërtesa mbi katër kate në zonën e Durrësit (plazh). Ngritja e pallateve në rërë është e gabuar, plotësisht e jashtëligjshme./ Opinion.al

Share: