Home KRYESORE Meta: Parlamenti me një dekret shpërndahet, Gjykata Kushtetuese mbetet

Meta: Parlamenti me një dekret shpërndahet, Gjykata Kushtetuese mbetet

Presidenti Ilir Meta ka bërë një paralajmërim të fortë ditën e sotme për ata që ai i cilëson se duan të përdhosin Kushtetutën.

Duke folur në hyrje të Forumit për Barazinë Gjinore, presidenti tha se Kushtetuta është institucioni më i rëndësishëm i shtetit dhe se askush nuk duhet të guxojë ta dhunojë atë.

Sa i përket çështjes së anëtarëve të emëruar ai tha se ajo është e zgjidhur dhe gjithashtu rikujtoi 22 nëntorin si një datë në të cilën u votua me referendum Kushtetuta nga qytetarët shqiptarë.

Meta përmendi gjithashtu shpërndarjen e parlamentit në deklaratën e tij.

“Është tërësisht e zgjidhur. Për të gjithë ata që dinë të lexojnë Kushtetutën. Meqë po afron 22 nëntori, dita kur qytetarët shqiptarë votuan me referendum kushtetutën, kam një paralajmërim të fundit për të gjithë ata që mendojnë se betimi i Ilir Metës para Kushtetuës ka qenë formal. Nuk ka institucion me të rëndësishëm sesa kushtetuta e cila ka vetëm një garant e cila është Gjykata Kushtetuese. Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën me kapjen e Gjykatës Kushtetuese janë të vdekura askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese. Askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese. Parlamenti me një dekret shpërndahet, Qeveria me një dekret shpërndahet. Presidenti, me një impechment shkarkohet, nga një Parlament legjitim. Përsëri shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. Është detyrë e presidentit ti tregojë vendin kësaj bande uzurpatore. Besoj se jam shumë i qartë. Secili të zbatojë kompetencat e veta. Secili le të zbatojë kompetencat institucionale” , tha Meta. /Opinion.al

Share: