Home KRYESORE Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese, konfirmohet takimi Meta-Basha

Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese, konfirmohet takimi Meta-Basha

Opozita i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit Ilir Meta për të diskutuar në lidhje me ngërçin e krijuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Reformës në Drejtësi dhe situatës aktuale politike. Burime nga PD bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet këtë të martë në orën 09:00 në presidencë.Ftesa e Metes u ka mbërritur zyrtarisht, PD dhe aleatëve të saj, dhe është pranuar nga opozita jo parlamentare. 

Presidenti Ilir Meta kërkonte që takimi të mbahej para datës 20 nëntor. Ndërkohë në takim, Meta ka ftuar edhe Fondacionin e Shoqërisë së Hapur (Soros). Po ashtu Meta pritet të ftojë javën e ardhshme për takim edhe Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për t’i informuar për atë që ai e quan si situatë të rëndë të funksionimit të shtetit ligjor.

Share: