Home KRYESORE “Një denigrim i gruas”, pas replikave në rrjet, pezullohet shfaqja e Muç...

“Një denigrim i gruas”, pas replikave në rrjet, pezullohet shfaqja e Muç Nanos, “Nuk ka k*rva në këtë botë” në Teatrin Migjeni

Analisti i njohur njëherësh gazetari, Mustafan Nano kishte programuar këtë javë që të jepte një shfaqen e tij “One man show”, në Teatrin Migjeni të Shkodër.

Shfaqja e Muç Nanos e cila është dhënë edhe për publikun kryeqytetas titullohet “Nuk ka kurva në këtë botë”.

Korrespondenti i ‘Panorama’ njofton se kjo shfaqe ishte lajmëruar për qytetarët e Shkodrës në faqen zyrtare të Teatrit Migjeni në Facebook, por ky njoftim ka ngjallur mjaft reagime të qytetarëve, të cilët e kanë quajtur si ofendues titullin e shfaqjes së gazetarit Nano.

Mësohet se pas reagimeve, Drejtoresha e Teatrit Migjeni, Rita Gjeka ka vendosur të pezullojë shfaqen e cila ishte e programuar për ditën e sotme.

Share: