Home KRYESORE Pas Astirit e veshtire ti besohet me kesaj opozite!?

Pas Astirit e veshtire ti besohet me kesaj opozite!?

Nga Enton Abilekaj

Protesta e Astirit nisi si reagim i banorëve të prekur kundër prishjes së shtëpive. Një shtysë instiktive për vetëmbrojtje që nuk llogariste nëse mediat, apo opozita do ishin në krah, një rezistencë njerëzore që preku gjithë shqiptarët.

Kur opozita hyri në mes të kësaj drame që transmetohej live, shija u prish, shumë protestues u larguan, deputetët e opozitës u bënë më protagonistë se banorët. Opozita mund të mos përfshihej në një përplasje civile në një rrugë të Tiranës.

E legjitimoi përfshirjen duke u ofruar si mburojë për shtëpitë e tyre. Sot, në 6 të mëngjesit, kur ata kishin orën vendimtare, ata që u premtuan se do bëheshin mburojë njerëzore bashkë me ta, as ishin aty, as përgjigjeshin në telefon.

Nuk kishte pse të angazhohej, por pasi e bëri, duhet t’i qëndronte angazhimit deri në fund. Ashtu si me Kukësin dha mesazhin e lënies në baltë, e mosmbajtjes së premtimit.

Pas kësaj pse duhen besuar premtimet e opozitës për mbrojtjen e Teatrit, për luftën ndaj “oligarkëve”, për uljen e taksave, për më pak korrupsion, kur që në opozitë nuk I mban premtimet?

Përgjigja nuk vjen duke sharë mediat dhe gazetarët që e konstatojnë me zhgënjim.

Share: