Home Gjeo-Ekonomia Rama: Do realizoj heqjen e kufirit Kosovë-Shqipëri

Rama: Do realizoj heqjen e kufirit Kosovë-Shqipëri

Kryeministri Edi Rama, pas konferencës për shtyp të përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor në përfundim të Samitit të Ohrit, ka folur për mediat shqiptare.

Rama theksoi përsëri se “Shengeni Ballkanik”, ka një gjë të re që është lëvizja e lirë. Marrë shkas nga, kryeministri deklaroi se do të punojë për heqjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës si në të gjitha vendet e Shengenit.

“Kjo nismë nuk është se po pengohet, po anatemohet me pretendime të paarsyeshme dhe përmes avazit të politikës që në vend se të synojë të përmirësojë jetën e njerëzve, synon marrjen peng të tyre, përmes deklaratash me tym patriotik. Në këtë nismë ka një gjë të re që është ajo që unë kam ëndërruar dhe do ta realizoj, e cila është lëvizja e lirë e njerëzve, heqja e kufirit torturues mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kufiri do të kthehet në një kalim fluid si në të gjitha shtetet e Shengenit. Askush nuk mund ta kushtëzojë, secili mund të përmirësojë kushtet e lëvizjes së lirë dhe të mallrave”,tha Rama.

Rama foli dhe për sulmet në adresë të tij ao qeverisë shqiptare, duke thënë se; “Nuk është një politikë e mirë për Kosovën të sulmohet qeveria e Shqipërisë, apo kryeministri i saj. Nuk e sjellë asgjë e mirë Kosovës që të vetëpërjashtohet pa asnjë arsye”./Opinion.al

Share: