Home KRYESORE Rama përsëri për KÇK:Masa speciale ndaj anëtarëve të organizatës kriminale

Rama përsëri për KÇK:Masa speciale ndaj anëtarëve të organizatës kriminale

Kryeministri Edi Rama, ka folur përsëri për të korruptuarit në sistemin e drejtësisë. Rama e ka etiketuar këtë grup KÇK (kap ça të kapësh), ndërsa ka theksuar se shumë shpejt qeveria do të çojë në Parlament masa speciale ndajë anëtarëve të kësaj organizate kriminale.

Rama e bërë këtë deklaratë gjatë fjalës së mbajtur sot me qytetarë të cilët kanë gjetur zgjidhje të problemeve pas ankesës së bërë në portalin e bashkëqeverisjes.

Kryeministri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos ngurrojnë të shkruajnë, duke lajmëruar se paralelisht Qeveria po punon për të bërë të detyrueshëm aplikimin online shumë shërbime të tjera.

“Për të mos pasur më radha, situata të panumërta pritje dhe zvarritje, dhe për të krijuar mundësinë që çdokush që do shërbim, në çdo institucion që jep shërbime me përjashtim të pak institucioneve që ende nuk i kanë mundësitë të marrin aplikimet online për shkaqet objektive, të aplikojë online dhe të marrë me telefon përgjigjën që çfarë ka kërkuar është gati”- tha Rama, duke shtuar se ‘Në këtë sistem që unë shpresoj dhe punojmë ta nisim nga janari çdo institucion shtetëror do të jetë i detyruar të plotësojë të gjitha dokumentet që përmban një dosje për të aplikuar për shërbime të ndryshme. ka nisur pastrimi i sistemit dhe shumë nga xhakajdurët që janë në sistem e dinë që nuk e kalojnë vettingun dhe do i kapi fshesa janë lëshuar,  KÇK, organizata më e rrezikshme kriminale që vepron në vend, e veshur me petkun e ligjit dhe funksionin si organizatë grabitësish ordinerë. Për KÇK ne po bëhemi gati dhe sikundër e kam lajmëruar lidhur me krimin e organizuar, paralelisht me një ligj special për ta çuar luftën kundër krimit në një nivel të pandodhur më parë dhe me rezultate të garantuara, ne do të çojmë në Kuvend edhe disa masa speciale ndaj anëtarëve të KCK, nuk mund të them më shumë por të jeni të sigurt se të gjithë do të shohin në praktikë, jo në fjalime, rezultatet e një ofensive frontale që qeveria do të ndërmarrë ndaj krimit të organizuar dhe KÇK”- tha Rama./ Opinion.al

Share: