Home KRYESORE Të tjera lëkundje tërmeti, si u përjetua në studion e Opinion

Të tjera lëkundje tërmeti, si u përjetua në studion e Opinion

Teksa inxhinieri Agim Serjani po shpjegonte në studion e emisionit Opinion dëmtimet që kishin pësuar godinat nga tërmeti dhe ato që rrezikonin të shembeshin toka u dridhe sërish.

Ishte ora 23:19 kur tërmeti me magnitudë 4.4 ballë lëkundi sërish Shqipërinë. Epiqendra ishte në Kepin e Rodnonit me një thellësi 10 km.
Drejtuesi i emisionit ruajti qetësinë, ndërsa u mundua të qetësonte dhe të ftuarit e tjerë në studio.

Blendi Fevziu: Po bie tërmet? Mos u trembni, mos lëvizni. Rrini qetë, nuk ka gjë. Vazhdo profesor… Mos kini frikë… Nëse keni frikë dilni se vazhdojmë ne. / Opinion.al

133  

Share: