Home KRYESORE Arrestimet pas tërmetit/ Policia e Durrësit jep detaje: 17 urdhër ndalimi, 9...

Arrestimet pas tërmetit/ Policia e Durrësit jep detaje: 17 urdhër ndalimi, 9 në pranga, 8 në kërkim (Emrat)

DURRËS

Drejtori i Policisë së Durrësit Lorenc Shehu, i shoqëruar nga kryeprokurorja e Durrësit Anita Jella ka dalë sot para mediave për të dhënë informacion zyrtar për aksionin e nisur në Durrës për ndalimin e personave përgjegjës për sigurinë e godinave ku humbën jetën shumë njerëz.

Shehu tha se Policia pas tërmetit kaloi në angazhim dhe 4500 forca policie ishin në terren dhe janë marre dokumentet tek objektet e dëmtuara nga tërmeti.
17 urdhra ndalimi, jane ekzekutuar 9 dhe 8 persona të tjerë janë në kërkim.

Arben  Isaku
Klajdi Lame
Albrent Qetka
Kujtim Hasa
Ahmet Doda
Ruxhdi Xheka
Abdulla Osmani
Defrim Selami
Neviana Isufi

Share: