Home KRYESORE Depozitat majë taracave, Ja çfarë sugjeron inxhinierja Bozo

Depozitat majë taracave, Ja çfarë sugjeron inxhinierja Bozo

Inxhinierja Luljeta Bozo, në përgjigje të pyetjeve për qytetarët, ka qenë kategorike, e prerë dhe e menjëhershme kundër depozitave në majë të taracave të pallatave dhe të shtëpive.

E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, inxhinierja Bozo theksoi se soletat janë bërë për të mbajtur 75 kilogramë për metra katrorë dhe pesha e depozitave e rrit riskun për shembje në rast lëkundjeje sizmike.

‘Në asnjë mënyrë nuk duhet të mbahen depozita uji. Duhet të gjendet menjëherë zgjidhje për ujin. Kini parasysh, soletat janë bërë për të mbajtur 75 kilogramë për metra katrorë. Atëherë kur ju vini depozita 500 litra nuk është e njëjta sasi apo jo.

Në rast lëkundjesh, e cdo lloj lëkundje sizmike kjo i jep një forcë shtesë kujtdo, shkëput depozitën dhe bie poshtë edhe soleta. Ndaj, duhet të zgjidhet problemi i furnizimit me ujë, se ndryshe nuk ka zgjidhje. Edhe uji po nuk rrodhi nuk është higjenik. Duhet të zgjidhet furnizimi me ujë’ ka thënë inxhinierja Bozo./ShkodraNews

Share: