Home Gjeo-Ekonomia ENTE RREGULLATORE NE SHERBIM TE OLIGARKISE DHE TE QEVERISE…

ENTE RREGULLATORE NE SHERBIM TE OLIGARKISE DHE TE QEVERISE…

Nga Zef Preci

Edhe kete vit, ashtu si gjate dy dekadave te fundit, kompanite e huaja qe operojne ne tregun shqiptar vazhdojne te transferojne jashte shtetit fitimet e tyre, nje e drejte kjo e garantuar nga legjislacioni shqiptar ne fuqi dhe nga konventat nderkombetare ne te cilat vendi yne eshte pale. Keshtu Monitor, mbeshtetur ne te dhenat e Bankes se Shqiperise, raporton se kompanitë e huaja, vetem gjate 9 muajve te 2019-tes kane nxjerre zyrtarisht (ne rruge formale, bankare) kryesisht ne formen e fitimeve, arriti në 380 milionë Euro, me një rritje prej 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare si dhe duke qene edhe niveli më i lartë i fitimeve të transferuara, madje duke ia kaluar edhe periudhës 2008-2010…Po sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise, behet e ditur se dalja e parave ne kete forme jashte vendit lidhet ngushtesisht me investimet jashte vendit te kompanive te huaja qe operojne ne tregun shqiptar, si dhe me politikat favorizuese qe qeveria shqiptare ka ndjekur ndaj tyre gjate viteve te fundit ku dominon ulja e tatimit mbi dividentin e pashperndare per disa vjet, nje politike kjo tejet e diskutueshme si klienteliste dhe favorizuese, por edhe e ndermarre ne shkelje te ligjeve ne fuqi.

Nderkaq, nga nje raport i meparshem Monitor per vitin e shkuar rezulton kompanite me normen me te larte te fitimit (që marrin mbrapsht si fitim, më shumë se gjysmën e të ardhurave të realizuara gjatë vitit) mbeten koncesionarët sëbashku me subjektet që punojnë me tenderë publikë. Por mbas kesaj, nuk mund te mos lindin disa pyetje dhe pikepyetje qe, per fat te keq, nuk marrin pergjigje.

Se pari, bie ne sy lehtesisht fakti se sektoret dhe kompanite prej nga nxirren keto fitime marramendese qe me vone eksportohen jashte vendit jane te gjitha nga sektore te rregulluar nga shteti. Dmth ne zbatim te pervojave perendimore ne sektoret strategjike te ekonomise publike te privatizuar si ne tele-komunikacione, miniera, etj., jane ngritur dhe operojne entet rregullatore specifike per cdo sektor. Keto institucione te krijuara sipas Kushtetues ose me ligj te vecante – juridikisht jane te pavarura nga qeveria – luajne nje rol te rendesishem rregullator per te garantuar konkurrencen ne treg dhe keshtu edhe per te ndihmuar ne optimizimin e norms se fitimit ne sektoret ne fjale, ndersa aty ku nuk ka konkurrence per te mbajtur te kontrolluar nga qeveria normen e lejuar te fitimit. Mirepo norma e larte e fitimit ne nje ekonomi anemike me rritje vjetore 2-3 perqind si ekonomia jone kombetare duket se qartesisht komprometon rolin institucional te enteve rregullatore duke i prezantuar ato si “refiugum pecatorum” (strehe mekataresh), ndersa sic dihet, shumica e antarave te tyre, jane individe me te shkuar partiake politike ose disa individe fate te panjohur, pa background-in e duhur akademik, pervojen profesionale ne sektor, etj., ose/edhe thjesht perzgjidhen nga rrethi familjar e nepotik i elites qeverisese te vendit.

Sipas mendimit tim, mospermbushja e rolit institucional te enteve rregullatore per te ruajtur ekuilibret e nevojshme midis qeverise, biznesit dhe konsumatoreve ka cuar ne ndeshkimin e ketyre te fundit duke ju garantuar fitime te pamerituara dhe qe nuk lidhen teresisht me lojen e lire te tregut nje numri kompanish, te cilat ne nje kendveshtrim tjeter jane edhe nder sponsoret kryesore te mas-medias si dhe te fushatave elektorale ne vendin tone. Keshtuqe ne mungese te ridimensionimit te rolit institucional te enteve regullatore eshte veshtire te shpresohet ne nje funksionim adekuat te ekonomise se tregut ne vendin tone. Nderkaq rritja e metejshme e kontrollit te qeverise mbi entet rregullatore duke perfshire edhe Keshillin Mbikqyres te Bankes se Shqiperise (sic tregon edhe gjyqi politik i ketyre diteve ndaj antarit te ketij keshilli A. Malaj qe po zhvillon Kuvendi i Shqiperise), deshmojne se kontrolli qeveritar do te vazhdoje te rritet ndersa balanca midis pushteteve te anoje me tej ne favor te ekzekutivit.

Se dyti, qeveria shqiptare gjate dekades se fundit, ne emer gjoja te terheqjes se investimeve te huaja direkte, ka ndermarre disa politika fiskale specifike favorizuese per bizneset e medha sic eshte psh “status special” (Investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje), e te tjera si keto, politika per te cilat per fat te keq, nuk ka raportime zyrtare as ne Kuvendin e Shqiperise se sa efektive kane qene dhe a kane sherbyer vertet per qellimin e deklaruar per te cilin jane ndermarre. Nje fluks kaq i madh i nxjerrjes se fitimeve jashte vendit, sic deshmojne te dhenat e Bankes se Shqiperise, mbetet nje prove tjeter se politikat favorizuese nuk kane sherbyer interesat e ekonomise sone kombetare por kane kontribuar ne rritjen marramendese te fitimeve per nje grusht monopolistesh apo oligopolistesh, te cilet as qe besojne ne progresin dhe stabilitetin e kesaj ekonomie. Sepse nese do te besonin, me siguri do te ri-investonin fitimet e tyre perseri ne ekonomine shqiptare dhe jo t’i nxirrnin jashte vendit, sic po ndodh prej me shume se nje dekade.

Sipas mendimit tim, qeveria duhet te rishikoje politikat e saj favorizuese per grupe te caktuara biznesi dhe te heqe dore nga keto politike sepse vetem keshtu mundesohet veprimi i forcave te tregut te lire dhe krijohet terreni i nevojshem institucional dhe fiskal per permiresimin e klimes se biznesit ne vend.

Se treti, gjate kater-pese viteve te fundit, nen ndikimin e interesave te pasurimit te oligarkeve, por edhe per interesa thjesht te politikes se dites, qeveria shqiptare vazhdon te ndertoje struktura paralele administrative qe ne thelb dublojne rolin kushtetues dhe te pazevendesueshem te gjykatave ne ndeshkimin e paligjshmerive dhe zgjidhjen e konflikteve ndermjet paleve te interesuara. Keshtu eshte vepruar nepermjet nje projekt-ligji ne fushen e sigurimeve perpara disa vitesh, nepermjet nje rregulloreje te AKEP per mediat elektronike, dhe se fundit po veprohet me te ashtu-quajturin “ligj anti-shpifje” permes te cilit Autoriteti i Mediave Audiovizuale (AMA) synohet te luaje rolin e gjykates.

Sipas mendimit tim, keto tendenca lidhen me rritjen e kontrollit te ekzekutivit mbi pushtetet e tjera, por mbartin sinjale te keqija parasegjithash per demokracine e brishte shqiptare dhe integrimin e vendit ne familjen Europiane, por edhe per funksionimin e ekonomise se tregut ne vendin tone.

Tashme eshte e qarte se ndryshueshmeria e shpeshte e kuadrit rregullator dhe rritja e nderhyrjes se qeverise ne jeten e bizneseve dhe mas-media perbejne tregues te rendesishem te perkeqesimit te klimes se biznesit dhe te jetes sociale ne vend, gje qe eshte evidencuar qarte ne shumicen e raporteve te institucioneve prestigjioze vendase dhe te huaja qe monitorojne zhvillimet institucionale, social-ekonomike dhe politike ne Shqiperi.

Share: