Home KRYESORE Gazetari i bën disa pyetje Lulzim Bashën:

Gazetari i bën disa pyetje Lulzim Bashën:

Nga Armir Shkurti

Lajm shumë i keq burgosja e Salianjit! Sidomos vendimi i marrë sot, në ditën kur Rama mbronte në Kuvend një ligj kundër lirisë së mediave. Dhe ky ish deputet i PD u dënua pikërisht se mori pjesë në një denoncim për lidhje me trafiqet e drogës të familjarëve të një ministri.

Më duhet të pyes sot zotin Basha, kryetar të PD- së:

1 – Si ka mundësi që, përveç teje, pothuaj gjithë kryesia e partisë ka proçedime penale a dënime. Që nga Sait Dollapi e Eno Bozdo, vazhdo me zotërinjtë Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi, Gazmend Bardhi, Anton Frrokaj e me Ervin Salianjin sot.

2 – Meqë prej 3 javësh e gjysmë ke shpallur që nuk do bësh politikë se është tërmeti, a ke shkuar në QKR ta shpallësh pasiv biznesin?

3 – A e di ti që gjatë “armëpushimit” tënd politik Edi Rama ka intensifikuar frikshëm aktivitetin e tij që sot kulmoi me një ligj kundër lirisë së shprehjes?

4 – Meqë tërmeti ta ndërpreu turneun ku pyesje fermerët për qepët dhe patatet, kur ke ndërmend ta rinisësh?

5 – Zgjedhje të parakohëshme që u folën besoj i mori lumi, meqë ra tërmeti. Po të rradhës, verë 2021, a do marrësh pjesë?

6 – Në Kuvend, legjislaturën e kaluar, Rama tha se ” do t’ia japim edhe opozitës shansin të rilindë”


a. A jua dha ai këtë shans?
b. A e shfrytëzuat ju?
….etj

Share: