Home KRYESORE Paketa “anti-shpifje”,Rama: Faleminderit për publicitetin e ERTV-së!

Paketa “anti-shpifje”,Rama: Faleminderit për publicitetin e ERTV-së!

Pas kritikave të gazetarëve dhe opozitës në lidhje me paketën “anti-shpifje”, ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama shprehet se kjo paketë është shqyrtuar pikë për pikë me OSBE-në dhe i është përmbajtur standardeve të lirisë së fjalës.

Kryeministri u përgjigjet kritikëve duke thënë se ata “ose nuk e kanë lexuar projekt-ligjin ose duan të prekin lirisht dinjitetin e çdokujt nëpër portale e faqe sociale dhe të tallen me të vërtetën e me opinionin publik”.

Ai ka shpërndarë  dhe foton e cila paralajmëron protestën që do të zhvillohet më 18 dhjetor në orën 09-.30 para Parlamentit.

Rama e mbyll reagimin e tij duke falenderuar për publicitetin e bërë ndaj ERTV-s duke thënë se aty është fjala e tij drejtpërdrejtë.

Reagimi

Ose s’e kanë lexuar projekt-ligjin ose duan të prekin lirisht dinjitetin e çdokujt nëpër portale e faqe sociale dhe të tallen me të vërtetën e me opinionin publik, duke shkruar çfarë t’u teket, duke shpifur sa e si t’u teket, duke shantazhuar e duke i vënë gjoba kujt t’u teket! Projekt-ligji është konsultuar e përpunuar prej një viti,nen për nen e pikë për pikë me OSBE dhe do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standarteve të lirisë për t’u shprehur e të së drejtës për t’u informuar pa kufizim,po edhe të mundësisë për t’u mbrojtur nga shpifjet. Sa për “ERTV” faleminderit për publicitetin dhe mos ma prekni ju lutem fjalën time të drejtëpërdrejtë, për të gjithë ata që hyjnë pa asnjë detyrim në faqen time të fejsbukut, ku po u pëlqeu rrinë po s’u pëlqeu ikin./ Opinion.al

4

Share: