Home KRYESORE Rama fshin brenda sekondash dy postimet në Twitter dhe i hedh sërish!

Rama fshin brenda sekondash dy postimet në Twitter dhe i hedh sërish!

Kryeministri Edi Rama postoi pak minuta më parë në Twitter mbi diskutimet për paketën antishpifje, të cilat i fshiu brenda sekondave, dhe pak minuta më vonë i ripostoi sërish me mesazhin që ERTV ”nuk preket”.

Kryeministri Rama shprehej se ata që kundërshtojnë paketën antishpifje, që pritet të kalojë në Kuvend ditën e enjte nuk e kanë lexuar si duhet projektligjin.

Pavarësisht se zyra e OSBE-së në Vjenë, ka dhënë deklaratë zyrtare kundër nismës së qeverisë shqiptare, Rama në Twitterin e tij shprehej se projekligji ka marrë miratimin e tyre nen për nen.

Rama: Ose s’e kanë lexuar projekt-ligjin ose duan të prekin lirisht dinjitetin e çdokujt nëpër portale e faqe sociale dhe të tallen me të vërtetën e me opinionin publik, duke shkruar çfarë t’u teket, duke shpifur sa e si t’u teket, duke shantazhuar e duke i vënë gjoba kujt t’u teket!

Projekt-ligji është konsultuar e përpunuar prej një viti, nen për nen e pikë për pikë me OSBE dhe do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standarteve të lirisë për t’u shprehur e të së drejtës për t’u informuar pa kufizim, po edhe të mundësisë për t’u mbrojtur nga shpifjet.

Çfare shtoi me pas:

Sa për “ERTV” faleminderit për publicitetin dhe mos ma prekni ju lutem fjalën time të drejtëpërdrejtë, për të gjithë ata që hyjnë pa asnjë detyrim në faqen time të fejsbukut, ku po u pëlqeu rrinë po s’u pëlqeu ikin.

Lidhur me projektligjin e Ramës që synon rregullimin sipas tij të medias online, ka pasur reagime të forta kundërshtuese brenda dhe jashtë vendit, të cilat shprehen se kjo është një tentativë e pastër e qeverisë për të censuruar mediat dhe fjalën e lirë.

Mes të tjerave në këtë projektligj kundërshtohet fort shtimi i kompetencave gjyqësore për AMA-n dhe AKEP, të cilat kanë në dorë vendosjen e gjobave mbi mediat, në një kohë që vetë janë organe të varura nga ana e qeverisë./GSH.AL

Share: