Home KRYESORE STOP- këtyre filmave turq me të cilat i keni infektuar ekranet shqiptare

STOP- këtyre filmave turq me të cilat i keni infektuar ekranet shqiptare

STOP- këtyre filmave turq me të cilat i keni infektuar ekranet shqiptare, se po i shkatërroni femrat e reja shqiptare. Në vënd që ato të kërkojnë të jenë të pamvarura, të studjojnë e ndërtojnë jetën mbështetur fort në këmbët e veta, e nesër të bëhen model për fëmijët e tyre, kërkojnë burra që t`u sigurojnë pasuri, t`u blejnë shtëpi, t`u sjellin paret në shtëpi, e këto të shëtisin dhe ta xhelozojnë njëra tjetrën për jetën “e kamur” që bëjnë. Si mund të hyhet në Europë me këtë lloj mentaliteti? Femra europiane është femër e pamvarur dhe mashkullin/bashkëshortin e ka shokun e zemrës me të cilin ka vendosur të ndërtojnë një kështjellë lumturie sëbashku, jo kështjellë dhimbjesh.

Media dhe Televizori ka një ndikim shumë të madh në zhvillimin dhe rrjedhën që merr mentaliteti i një kombi. Ndaj kujdes cfarë po mbillet! Mentaliteti oriental i kësaj natyre që pash kësaj here, nuk është drejt perëndimit. Nëse kërkohet shtegu i perëndimit, duhet punuar në të gjitha aspektet, sesi arrihet në radhë të parë psikologjiisht në atë liri të pastër shpirtërore. Nuk ka edhe andej edhe këtej, e me hëngër sa të mund nga të dy palët, se ashtu ngel pa asgjë, dhe askushi. Ne si popull gjithmonë kemi vuajtur vetëm për një gjë: asnjëherë nuk kemi ditur c`ka duam, sepse po ta dinim do të kishte qënë shumë e lehtë rruga që na con në destinacion. Më të sinqertë me veten.

Edi Rama ngre memorial turk që nuk ka lidhje fare me ne, thjesht për të përfituar dicka prej tyre. Enver Hoxha e puthte Hrushovin në buzë si rusët, vetëm të gjente përkrahjen e tij. A është e mundur ndonjëherë të mos uleni kaq poshtë, por në vënd të shndërroheni nga një rracë në tjetrën, shtrëngoni me dinjitet rripin tuaj, sepse vetëm me djersën e ballit gjithcka zë vënd, e kështu jepni së pari ju politikanët një model serioze dhe të drejtë ne popull, sesi ndërtohet ekonomia e ndershme.

Femrat shqiptare jane nga më të bukura në botë, por ky lloj mentaliteti e ka vendosur ate përpara një presioni shoqëror. Ajo duhet të eci nëpër rrugë me një delikatesë fallc, të aktrojë kur flet dhe të vishet si kukullat- barbi. Edhe pse i dua shumë, nepër sytë e tyre nuk pash as jetë as energji. Jepni filma televiziv europian, të njihen qoftë edhe nëpërmjet ekranit me jetën dhe vlerat e rinisë europiane.

miqësisht,
Silvana, /rrjetat.com

Share: