Home KRYESORE VIDEO/ Si po e mbështet SHBA ngritjen dhe funksionimin e SPAK

VIDEO/ Si po e mbështet SHBA ngritjen dhe funksionimin e SPAK

Ambasada Amerikane e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar sot një video-mesazh ku shpjegon ndihmën që SHBA po jep për ngritjen e SPAK-ut.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar po mbështetet me 2 milion dollarë nga SHBA. Kjo mbështetje konsiston në konsulencë ligjore dhe administrative për ngritjen dhe zhvillimin e procedurave të brendshme të SPAK, mbikëqyrje dhe menaxhim të rasteve hetimore si dhe trajnime me prokurorë amerikanë.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur.”

Share: