Home KRYESORE Zoti i ndihmofte shqiptaret ! Bekime per cdo mjek shqiptar !

Zoti i ndihmofte shqiptaret ! Bekime per cdo mjek shqiptar !

Sot me shume se asnjehere tjeter kam pare nje solidarizim te skajshem ne rrjetet sociale lidhur me fatkeqesine qe tronditi oret e para te mengjesit themelet e Shqiperise !

Ndersa cdo njeri sot pati menyren e vet te suportit, qofte edhe me nje status ne facebook, me ne mjeket eshte paksa me e komplikuar.

Personalisht nuk pata kohe te shkruaja as edhe nje status.
Mengjesi i sotem ishte edhe me i vrullshem se te tjeret. Porsa mora vesh qe per kopshtet sot do te ishte dite pushimi, ‘ braktisa’ familjen time duke dhene disa keshilla dhe duke i genjyer se nuk do te vonohesha.

Gjykova thellesisht ne ndergjegjen time, qe Qendra Spitalore Universitare Nene Tereza, sot me teper se kurre do te kishte nevoje jo vetem per mua por per cdo bluze te bardhe qofte edhe studenti mjekesie.

Sot cuditerisht nuk e ndjeva fare kohen qe kalova ne pune,as lodhjen e dites dhe as stresin e saj , edhe pse termetet e here pas-hershme me benin te beja pauza telefonatash per te pyetur familjen si ishte.

Nuk jam penduar absolutisht qe sot braktisa familjen time, as qe i genjeva se do te vij shpejt nderkohe qe u vonova dhe 3 ore me shume se nje dite e zakonshme.

Por ajo qe me beri pershtypje teksa se bashku me kolegun tim, me duart tona ngrinim peshe pacientin per ta cuar ne reanimacion, ne vend te falenderimit cuditerisht,ne menyren habitore me te pashpjegueshme,morrem nje mallkim nga familjaret e tij ” Iu vrafte termeti te gjithe juve mjekeve!”.

Share: