Home KRYESORE Abuzoi seksualisht me të miturën, arrestohet 22-vjeçari

Abuzoi seksualisht me të miturën, arrestohet 22-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në Kamëz. Mësohet se një vajzë e mitur është abuzuar seksualisht nga një 22-vjeçar.

Sipas të dhënave, pas ngjarjes, e mitura u ka treguar prindërve të saj, të cilët kanë bërë denoncimin në Polici.

Pas këtij denoncimi, autoritetet kanë vënë në pranga 22-vjeçarin A. Domi, i cili ka mohuar akuzat ndaj tij. Ndërkohë, vajza e mitur është pyetur nga psikologët për ngjarjen e rëndë, si dhe iu është nënshtruar gjatë ditës së sotme ekzaminimeve mjeko-ligjore.

“Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin nr 5, kanë kryer arrestimin në flagrance të shtetasit , A.D, 22 vjeç, banues ne fshatin Resk, Kukës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës se saj, me një shtetase të mitur. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.-thuhet në njoftimin e Policisë / Opinion.al

Share: