Home KRYESORE Detajet nga vrasja në Tiranë/ Në kafe me një vajzë, e thirrën...

Detajet nga vrasja në Tiranë/ Në kafe me një vajzë, e thirrën jashtë dhe e qëlluan (FOTO+VIDEO)

Mësohen detaje të reja nga vrasja që ndodhi në zonën e Astirit në periferi të Tiranës mbrëmjen e së hënës. Sipas policisë gjithçka ndodhi rreth orës 20.45 në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta. Viktima është Vilson Tafçiu i cili është qëlluar me 2 plumba.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se ai ishte ulur në kafe me një vajzë, por dikush e ka nxjerrë jashtë dhe më pas e kanë qëlluar me armë. Për shkak të plagëve i riu ka humbur jëtën në vend. Policia njofton se ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna për grumbullimin e çdo prove që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve” – thotë policia.©LAPSI.alLojtës Videosh00:0000:06

21

Share: