Home KRYESORE Eutanasia dhe debatet e munguara…!

Eutanasia dhe debatet e munguara…!

Nga Artur Nura

Fillimisht, duke dashur të flasë për një element të caktuar në fushën e shëndetësisë, më duhet të them se kur shkruaj për këto probleme nuk e bëj një gjë të tillë si mjek, formim që ( për fat të keq ) nuk e kam patur kurrë, por e bëj ( për fat të mirë ) si qytetar i lirë i cili ka patur të bëj me shëndetësinë si i afërm pacientësh, apo edhe vetë me këtë cilësi të pashmagshme për gjithësejcilin nga ne.

Ndërsa kujtoj me kënaqësi rastin e realizimit të transplantit të veshkës edhe në Shqipëri, padyshim një arritje shumë e madhe në fushën e shkencave mjekësore shqiptare, më duhet të sjellë në vëmëndjen e publikut faktin se njëri prej protagonistëve të kësaj arritje shkencore ju referua mungesës legjislative shqiptare në raport me konceptet mjekësore në vaçenti dhe ato shëndetësore në përgjithësi!

Referuar kësaj deklarate kuptimplotë më erdhi në mëndje debati i gjërë në perëndim për Eutanazinë, sigurisht si një e Drejtë për të vdekur me dinjetet (debat krejtësisht i munguar për publikun tonë)  dhe një ngjarje të cilin nuk do të mund ta harroj kurrë!

Kështu, për tu bërë më konkret, më duhet të them se fati ma solli që ti qëndroja pranë në orët e fundit të jetës një njeriu shumë të dashur dhe në moshë! Ajo kishte rreth dy javë që ishte shtruar në pavionin e reanimacionit ne QSUT dhe mjekët kishin arritur në konluzionin që jeta e saj varej vetëm në dorë të Zotit!

Pacientes së tyre dhe të afërmes sime të dashur i ishin ofruar të gjitha shërbimet mjekësore të duhura dhe të mundura dhe shëndeti i saj përmisohej vetëm në orë të caktuara dhe pastaj përkëqësohej në progres!

Kështu ndodhi deri në natën që unë po i qëndroja pranë dhe ajo ndërroi jetë më vonë në atë mëngjes në ardhje e sipër! Rreth orës 11.30 ajo pati një perëndim të syve dhe një komunikim mistik me të përtejmen… 

Padyshim që thirra mjekun e rojes dhe ai së bashku me stafin u impenjuan në maksimumin e mundshëm të tyre. Goditje në gjoks, elektroshot dhe të gjitha mjetet që perdorin profesionistët e kësaj shkence të cilat nuk po dua ti përmënd për shkak të etikës!

Me duhet të them se stafi mjekesor pasi bëri çfarë i rekomandon ligji aktual dhe etika e tyre profesionale e rikthyen te afërmen time në jetë me “dhunë” mjekësore! I vunë narkozën të cilën ajo deri në fund kërkonte ta hiqte sepse i shtonte vuajtiet. Kjo situatë dramatike dhe tragjike rezistoi deri në orët e mëngjezit kur mjeku nuk kish se çfarë të bënte më dhe e afërmja ime, ndërroi jetë në mënyrë të dhimbshme…!  

Një reflektim për rastin dhe më gjërë…

Duke sjellë në vëmëndjen e publikut një deklaratë të një mjeku tjetër të njohur i cili thoshte në një televizion privat se në një përqindje të konsiderushme të rasteve të ngjashme, personeli mjekësor nuk ka diagnoza të sakta, dua të them se personalisht mjekun i cili apriori duhet respektuar për çfarë bëri me të afërmen time nuk e takova më! Por, jam i bindur se brënda tij duhet të ketë lindur pyetja nëse ja vleu mundimi që bëri ai me stafin e tij që pacientja dhe e afërmja ime e dashur të jetonte edhe disa orë, ditë vuajtie më shumë?  

Padyshim që përgjigja ime do te ishte Jo! Por, nuk e di nëse edhe e mjekut do të ishte e baraz-vleshme me timen. Po ashtu, nuk e di nëse është e baraz-vleshme edhe me opinionin e qindra, mijra e miliona qytetarëve të tjerë si une!?

E vetmja mënyrë për ta marrë këtë përgjigje është hapja e këtij debati dhe kjo duhet bërë fillimisht nga istitucionet shkencore dhe profesionistët, pastaj tek publiku i gjërë i cili është konsumatori kryesor i këtij momenti domethënës socio-kulturor dhe politikë padyshim.

Në fakt, nisur nga ky këndvështrim, personalisht gjykoj se shoqëria jonë është mësuar përgjithësisht që betejat politike dhe sociale ( të ngjashme më këtë që po sygjeroj) ti kalojë lehtazi dhe pa një diskutim të gjërë mbarë shoqëror në të gjitha nivelet e saj me profesionistët, organizimet shoqërore dhe jo qeveritare!

Të mirat që do të kishte nje process I tillë për organizimin socio-poltik te shtetit…

Duhet thënë se në rastin më të mirë, nëse politika dhe veçanërisht legjislativi do të trajtonte çdo temë-ligj pas esaurimit të saj (të tij) me keto grupe interesi, një zhvillim i tillë padyshim që do të arrinte në mënyrë më trasperente në rezultate më të mira shumë planëshe për të gjithë shoqërinë.

Për më tepër, ky zhvillim debatues publik do të informonte edhe opinionin e gjërë më shumë dhe më mirë dhe si rezultat i kësaj skeme të provuar në perëndim për dekada të tëra, ne do të kishim një publik të formuar me një kulturë bazë të demokracisë e cila fillon nga e drejta e individid për tu informuar.

Sipas mendimit tim mungesa e këtij zhvillimi të rëndësishëm parimor prezanton padyshim edhe një nga shkaqet kryesore që produktet socio-politike që shoqëria jonë nxjerr nuk janë nga më të arrirat.

Me këtë rast, duhet thënë se publiku i gjërë i cili përfaqëson shumicën tonë është ai që ndërton nëpërmjet votës individuale të lirë hartat e pushteteve si të egzekutivit ashtu edhe ato parlamentare.

Tek mungesa e këtij zhvillimi parimor duhen gjetur shkaqet se përse në kemi “ligjeruar” me “nxit” abortin, heqjen e dënimin me vdekje, festojme 1 Majin pa e njohur prejardhjen e kesaj ngjarje historike për mbarë njerzimin, festojme 8 Marsin ashtu siç edhe bëjmë per 14 Shkurtin: party, udhëtime në mënyrë të organizuar pa i ndarë ato në filozofitë që përfaqësojnë në vetëvete! Sigurisht që sShpresoj që të mos ndodhë keshtu edhe me këtë propozim timin publik 

Share: