Home KRYESORE Fatos Tushe kthehet në zyrë, flet për herë të parë pas sulmit...

Fatos Tushe kthehet në zyrë, flet për herë të parë pas sulmit me granatë

Kryebashkiaku i Lushnjes është rikthyer në punë, gjashtë ditë pas sulmit me granatë në zyrën e tij.

Fatos Tushe dhe sekretarja e tij janë kthyer sot në zyrë ndërsa në një prononcim për ‘News24’ ai pohoi se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, duke bërë që ai të rifillojë punën normalisht.

“Kam rifilluar normalisht punën Jam rikthyer në punë, ndodhem në zyrë. Jam në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Tushe.

Ish-shoferi i kryebashkiakut të Lushnjes, Gëzim Saraçi pas një debati në zyrën e tij mëngjesin e 31 dhjetorit, hodhi një granatë në zyrën e tij. Nga shpërthimi mbetën të plagosur Fatos Tushe dhe sekretarja e tij.

Saraçi ishte larguar nga puna si shoferi i Tushes në mesin e mandatit të dytë të këtij të fundit. Tashmë ai është shpallur në kërkim nga policia. /Opinion.al

Share: