Home Gjeo-Ekonomia Plani për lindjen e mesme/ Palestinezët refuzojnë Donald Trump

Plani për lindjen e mesme/ Palestinezët refuzojnë Donald Trump

Palestinezët kanë refuzuar planin e presidentit amerikan Donald Trump për lindjen e mesme duke e quajtur atë një konspiracion. Plani parashikon një shtet palestinez dhe njohjen e sovranitetit të izraelit mbi kolonitë në bregun perëndimor.

Jeruzalemi do të mbetet kryeqyteti i pandarë i izraelit por kryeqyteti palestinez do të përfshijë zonat në lindje të tij. Duke reaguar pas planit të prezantuar të martën, presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, tha: Jeruzalemi nuk është në shitje. Të gjitha të drejtat tona nuk janë në shitje.

Mijëra palestinezë protestuan në rripin e gazës ndërsa ushtria izraelite dislokoi përforcime në bregun e okupuar perëndimor. Dokumenti, që synon të zgjidhë një nga konfliktet më të hershme në botë, është hartuar nën mbikëqyrjen e dhëndrit të presidentit Trump, Jared Kushner.

Duke qëndruar përkrah kryeministrit izraelit Benjamin Natanjahu në shtëpinë e bardhë, të martën, Trump tha se propozimi i tij mund të ishte mundësia e fundit për palestinezët. Ndërkohë, sipas raporteve, Netanjahu po planifikon të vazhdojë me aneksimin e 30 për qind të bregut të okupuar perëndimor, me një votim që do të mbahet në qeveri të dielën. Izraeli ka vendosur 400 mijë hebrenj në kolonitë në bregun perëndimor, me 200 mijë të tjerë që jetojnë në Jeruzalemin lindor. Kolonitë konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, pavarësisht se Izraeli e kundërshton këtë.

Top Channel

Share: