Home KRYESORE Të rinjtë në funksion të skemës së vjetër të politikës…

Të rinjtë në funksion të skemës së vjetër të politikës…

Nga ARTUR NURA

Gjithsecili që ka lexuar me vëmendje jetën politike të këtyre viteve të fundit, padyshim që nuk mund të ketë mbetur pa i rënë në sy se shumë nga figurat politike janë të rinj, ose të reja si në PD ashtu edhe PS.

Në fakt, në teatrin e fundit të maratonës parlamentare, kjo armatë njerzish jo e vogël në numër e që parimisht duhet të sillnin ide dhe mënyrë të re të të bërit politikë, lexoi në kor dhe me shumë passion, hartime të porositura nga liderat respektivë, akoma me keq tani pa opziten reale!

Seanca, për disa syresh eshte e parë në pjesëmarrjen personale në të ashtuquaturin Tempull i Demokracisë! Kjo gjë lexohej qartazi edhe në emocionet që ata nuk kishin mundësi t’i fshihnin!

Ky fenomen nuk i bëri aspak të ndryshëm me homologët e tyre të krahut tjetër politik! Kush ka sado pak memorie publike, mund të kujtojë emocionet e tyre në kohën e KOP-it dhe t’i shohë sot se si në kor po ashtu edhe ata, bëjnë hartime të porositura nga vendime politike të marra nga lideri!

Njeriu më i thjeshtë që ka ndjekur atë seancë parlamentare maratonë e ka kuptuar mjaft qartë se në lidhje me zgjidhjen ose jo të krizës politike, vendosnin vetëm dy njerez: Edi Rama de Lulzim Basha, njëri me prezencë aktive tejet të tepruar në sallë dhe ekrane dhe tjetri sigurisht nëpërmjet aktiviteteve ketu aty dhe te rralla!  

Por, një situatë e tillë dramatike nuk shtyu asnjërin prej këtyre djemve dhe vajzave të reja, sot deputetë dhe përfaqësues të vullnetit popullor, të mos lejonin veten të bëheshin thjesht lexues hartimesh politike! Në fakt, për një gjë të tillë duhet sa kurajo aq edhe iniciativë që mesa duket u mungon!  Po ashtu, duhet thënë që kushdo që di të lexojë zhvillimet politike dhe njeh mirë historinë politike të Shqipërisë, jeta publike dhe politike e z. Edi Rama dhe z. Lulzim Basha përcjell disa konotacione negative tek shoqëria jonë.

Tashmë duket qartë se hyrja në skenën politike Shqiptare e Z. Edi Rama dhe Lulzim Bashes, me moshë të re dhe shpresa të reja për shoqërinë, nuk bëri gjë tjetër veçse forcoi skemën e vjetër të politikës me liderin e gjithëpushtetshëm!

Kjo skemë e vjetër, për fat të keq efiçente për vetë liderat e saj, por jo për demokracinë, në legjislaturat e fundit parlamentare u vertetua në mënyrë katërcipërore në funksionimin e saj po të vjetër dhe se si të rinjtë lejuan veten të ishin pjesë garniture e saj…!

Share: