Home KRYESORE Tirana dhe shteti Laik…

Tirana dhe shteti Laik…

Nga Artur Nura

Perqasje.com duke lënë mënjanë politikën e cila do të gjejë vetë fundin e saj demokratik, dëshiron të sjellë në vëmendjen e publikut një element përhershmërisht të qenësishëm, por që për fat të keq, instrumentet shtetërorë kujtohen për të vetëm në raste të ndonjë incidenti të padëshiruar!

Me këtë rast, duhet thënë se do flasim për Laicitetin e shtetit Shqiptar, për të cilin padyshim, kush njeh historinë e Ballkanit e di se praktika e tij ka përbërë themelet në ndërtimin e shtetit Shqiptar. Kjo ka ndodhur si te asnjë praktikë tjetër shtetesh në rajonin tonë të trazuar, madje edhe pas rënies së Perandorisë Otomane.

Por, megjithatë ky element i rëndësishëm i shtetit modern perëndimor dhe shoqërisë, ka nevojë gjithmonë për kujdes larg-pamës politik dhe shtetëror. Kjo, padyshim për të mbajtur ekuilibrat e nevojshëm psiko-socialë dhe kulturorë të raporteve të drejta të shtetit me fetë dhe qytetarët e tij. Një kujdes i tillë është veçanërisht i nevojshëm për një shoqëri multi-fetare si kjo e jona.

Në fakt dhe më konkretisht, ndërsa i hedh një vështrim kryeqytetit Shqiptar në raport me këtë temë, padyshim që ndjen nevojën e një reflektimi të thellë. Kjo të paktën për një qytetar që nuk është pjesë aktive e komuniteteve fetare, por e instrumentave Laikë të shtetit, ku shumica e shoqërisë sonë, është pjesë integrale.

Duhet thënë se në Tiranë kemi Kisha Katolike dhe Ortodokse, Xhami dhe Teqe të dimensioneve të nevojshme për kryeqytetin. Por ky konstatim vjen ndërkohë që sheh gjithashtu fare pranë ish Ministrisë së Mbrojtjes (sot Ministria e Ekonomise) dhe asaj të Bujqësisë (instrumente të shtetit laik), Kishën e re Ortodokse Shqiptare dhe Xhaminë e Namazgjase fare pranë Parlamentit Shqiptar dhe Akademisë se Shkencave.

Kjo Kishë dhe kjo Xhami duket qartë që kane konture padyshim gjigande dhe janë dërtuar prej çimentoje dhe hekuri, si dikur bunkerët e regjimit të Enver Hoxhës, të cilave te dyja keto ndertesa gjigande, për çudi, i ngjajnë edhe nga pikë-pamja e arkitekturave të tyre.

Po të shkosh më tej drejt sheshit «Skënderbej» pranë Bashkisë së Tiranës, në orë të caktuara të ditës duhet t’i shmangesh rrugës në trotuar, sepse ai që rrethon Xhaminë e “Et’hem Beut” ( para se te ishte ne rikonstruktim) mbushet me besimtarë myslimanë, që ndërsa i falen Zotit të të gjithëve, shtrojnë qilima dhe sixhade!

Ndodh gjithashtu që në ditë festash apo ritesh Myslimane, këta besimtarë (me të drejtën e tyre të patjetërsueshme për t’iu lutur Zotit), mbushin edhe sheshin e madh “Skënderbej”!

Jam i sigurte qe ne rastin e myslimaneve ndoshta xhamia e re edhe mund te mbushet, po te Kisha Ortodokse nuk besoj se kemi aq shume besimtare sa ta mbushin atë!

Sigurisht ata tashme e japin sallën me qira dhe kjo ne mënyre krejt te ligjshme, por kjo nuk e ndryshon a-simetrin shume planeshe e cila kerkon vemendje shteterore.

Kjo “a-simitri” padyshim në të dyja rastet nuk është aspak përgjegjësia e Komuniteteve fetare, por e organeve të shtetit laik, të cilat kanë lejuar (pavarësisht numrit të paqartë të përqindjeve në besime) një disproporcion dimensionesh të tillë të institucioneve të kultit në Tiranë dhe këto realitete të tilla jo racionale!

Arsyet formale të cilat bazohen tek mundësitë fianciare të Komuniteteve përkatëse, janë padyshim irracionale për një shtet eficent laik. Nëse “x” Komunitet nuk ka të ardhurat e nevojshme…, do të duhej të ishte vetë shteti ai që do t’ia subvenciononte ato. Kjo sigurisht në të mirë të gjithë qytetarëve dhe ekuilibrave të caktuar të domosdoshëm për shtetin dhe shoqerine.

Parimisht duhet thënë se nëse kërkesat e ardhura nga Komuniteti Mysliman për të ndërtuar një Universitet të Teologjisë Islame në kryeqytet, do të duhej te gjente një përgjigje pozitive, kjo do të përfaqësonte një politikë larg-pamëse të shtetit të të gjithëve.

Nëse klerikët e të gjitha feve do të ishin të shkolluar në atdheun e kombit, do të ishte zgjedhja më e mirë për të gjithë dhe për të ardhmen e përbashkët absolutisht evropiane…

Share: