Home KRYESORE 614 kg kokainë në Maminas, reagon Vlahutin dhe Lu

614 kg kokainë në Maminas, reagon Vlahutin dhe Lu

Kapja e 613 kg kokainë jashtë Portit të Durrësit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga ndërkombëtarët.

Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë dhe Ambasada Amerikane ka përgëzuar punën e uniformave blu dhe të institucioneve të tjera të drejtësisë.

“Përgëzime doganave dhe policisë për operacionin e suksesshëm të sekuestrimit të 614 kileve kokainë në Portin e Durrësit. Punë e paqme, vazhdoni përpara edhe më tej me luftën kundër krimit të organizuar. Kriminelët nuk mund të fitojnë ndaj fuqisë së ligjit. Shteti ka nevojë të qëndrojë vigjilent dhe i fortë kundër grupeve të krimit të organizuar që përpiqen ta rrisin trafikun e drogës” thuhet në reagimin e BE.

E ndërsa Ambasada Amerikane ka theksuar se është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës. Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh. Është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës,” thuhet në deklaratë.

Share: