Home KRYESORE A do të jetë ky emri i ri për Maqedoninë?

A do të jetë ky emri i ri për Maqedoninë?

Athina dhe Shkupi më në fund afër zgjidhjes së kontestit i cili po zgjat prej vitit 1991: “Ky është opsioni i cli do të ishte i pranueshëm për të gjithë”.

Pala maqedonase ka ofruar një propozim të ri për zgjidhjen e kontestit rreth emrit në negociata me Greqinë – “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, lajmëron portali maqedonas A1ON, ndërsa transmeton portali serb B92.

Sipas burimeve diplomatike anonime të këtij portali, emri i ri duhet të jetë i dedikuar për përdorim të përgjithshëm, për çfarë po insiston Greqia.

Edhe pse deri tani si zgjidhje më së shumti u përmend emri “Republika e Maqedonisë së Epërme”, bashkëbiseduesit e portalit maqedonas pretendojnë se “Republika e Maqedonisë së Ilindenit” është propozim nga raundi i fundit të negociatave të dy palëve, transmeton Insajderi.com.

Të kujtojmë, kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka deklaruar dje në Sofje se ka biseduar me homologun e tij për emrin, i cili do të ishte i pranueshëm për të dyja palët dhe se pret që zgjidhja të gjendet në korrik para samitit të liderëve të BE.

“Kemi biseduar për disa opsione dhe asnjëra nga ato nuk ishte e pranueshme për të dyja palët”, ka thënë Zaev duke mos precizuar se për cilin opsion bëhet fjalë.

Mirëpo, kryeministri grek Aleksis Cipras shumë shpejtë u distancua nga deklarata e homologut maqedonas Zaev në lidhje me bisedimet e tyre në Sofje, duke thënë se ende nuk është koha të bisedohet për marrëveshjen me Maqedoninë për zgjidhjen e kontestit të disa dekadave rreth emrit. Cipras i ka thënë gazetarëve pas samitit se përfaqësuesit e dy shteteve po e vazhdojnë dialogun me qëllim të arritjes së marrëveshjes përfundimtare deri në fund të qershorit.

Marrëveshja mbi emirin e ri të Maqedonisë do të shpejtonte hapjen e negociatave për hyrje në Bashkësinë Evropiane dhe anëtarësimin në NATO

360grade.al

Share: