Home KRYESORE A ka te drejte Spartak Braho kur thote: Rama gaboi që solli...

A ka te drejte Spartak Braho kur thote: Rama gaboi që solli PDIU-në në koalicion?

Kur na ndanin vetëm 3 ditë nga 1 Prilli, kur katër vite më parë PS dhe PD nënshkruan koalicionin parazgjedhor, një nga eksponentët kryesorë të LSI-së Spartak Braho përmes një letre të gjatë, tregon disa të vërteta të panjohura më parë, që sipas tij por jo vetem tij, shkaktuan trazira në aleancën PS-LSI te cilat me sa duket nuk jane te zgjidhura akoma.

Në letrën që mban emrin “Refleksioni” Braho tregon dhe fatin që e pret koalicionin mes dy forcave të majta, pa anashkaluar edhe rolin e aktorit te ri te koalicionit, pra PDIU.

“Ndersa Partia Socialiste dhe vete Edi Rama ka lene te kuptoje per nje rikonfirmim ne vazhdimesi te “Koalicionit per Shqiperine Europiane “, Levizja Socialiste per Integrim dhe Ilir Meta jane shprehur se ky vendim, pra per vazhdimesine e koalicionit qeverises do te merret ne forumet drejtuese ne ditet ne vijim.” shkruan Braho ne letren e tij dhe jo pa qellim.

Sipas Brahos qe sigurisht edhe pse flet ne veten e pare padyshim qe paralajmeron vendim politik te LSI, kjo “pritje” eshte e lidhur jo vetem me analizen e realizimit te saj gjate 4 vjeteve ku krahas pozitivitetit ajo u shoqerua edhe me defekte e perplasje, por dhe me situaten e krizen politike aktuale te stimuluar nga opozita ku me kryesoret jane kerkesat ultimative per qeveri teknike, bllokimi i reformes ne drejtesi dhe vetingut si dhe ideja per te bojkotuar zgjedhjet, por edhe pse Braho nuk e thote drejtpërsëdrejti, aktori i ri ne qeverisje duket se prish pune ne Koalicion, pra PDIU e cila votat i ka marre si opozite dhe tashme eshte si pjese e qeverisjes.

Braho duke mos marre persiper te bej analizen shteruese te realizimit te Marreveshjes te Prillit 2013, as per te nxjerre gabimet apo defektin e njerit krah apo tjetrit, thote se padyshim lipset qe kete analize ta bejne ne menyre shteruese dhe te plote vete te dy forcat politike, forumet e drejtuesit e tyre me qetesi e dashuri, por ai nuk le pa permendur ato qe shihen si problematika nga ana e LSI.

Braho formalisht flet ne veten e pare dhe titull personal…

“Ne kete rast le te themi dy fjale shkurtimisht duke nenvijezuar disa prej defekteve: Objektivisht disa difekteve erdhen per rrjedhoje edhe per faktin se si PS-ja ashtu edhe LSI-ja erdhen ne bashkeqeverisje, ndonese me qasje programore pothuajse te njejta, por ne rruge te ndryshme. PS-ja nga nje periudhe 8 vjecare ne opozite ndersa LSI-ja nga nje periudhe 4 vjecare ne koalicionin qeverises me PD-ne.

Ishte ky faktor qe strukturat partiake reciprokisht ne baze ishin te “majisura” me mllef e dyshim. Nuk ishte e mjaftueshme vetem ndarja e dikasterve kryesore kaq ministra ti, kaq une, kaq zv.ministra ti e kaq une etj pasi ne strukturat e bazes pati perplasje, nxitime, xhelozira qe sollen edhe emerime te pastudiuara.

Kjo “xhelozi” u evidentua me hapur por dhe here mbylltazi nga disa drejtues te PS-se. Vecanerisht rezultatet e zgjedhjeve lokale te vitit 2015 ne disa bashki ku kanduduan perfaqesues te LSI-se nuk u justifikuan ne mbeshtetjen e strukturave te PS-se.” shkruan Braho duke thene formalisht se keto ishin disa nga shkaqet qe ne strukturat partiake ne disa rrethe u ngriten tonet e akuzave reciprokisht.

Por Braho duket se jo rastesisht nenvizion faktin qe sipas tij (nenkupto LSI) se: “EDHE veprimi i Partise Socialiste per futjen ne qeverisje dhe koalicion te PDIU-se ndonese u tha se ishte levizje taktike e Rames, gjykoj se ishte e motivuar, e pakonsultuar dhe jashtë parimeve te mareveshjes per Shqiperine Europiane.”

Pra qartazi perfaqesuesi i spikatur i LSI-se, prokurori i perhershem sipas vete Ilir Metes, “akuzon” aleatin e madh si arbitrar dhe te pasinqerte. E quan haptazi kete veprim si te qellimshem per te dobesuar rolin e LSI dhe si rrijedhim edhe rezultatet e saja elektroale.

Ne fakt, testi i zgjedhjeve ne Diber e verteton si realist nje strategji te tille te Rames kundrejt partnerit te koalicionit qeverises Ilir Metes qe po perdor ish kundershtarin politik Shpetim Idrizi si aleat qeverises.

Ne Diber PS garoi vetem me PDIU dhe pa LSI e fitoi.  Por duket se ky test dhe dhe zhvillimet e tjera politike ne vend e kane bere kryeministrin Rama te pasigurte ndaj nje skeme te tille, kur i duhet te nderotje dialog me Opoziten kundrejt te ciles aleati i ri eshte krejtesisht i pabesueshem, ndersa aleati kryesor Ilir Meta padyshim influencues.

Duket se palet po masin akoma forcat dhe skemat e mundeshme dhe nuk eshte cudi qe marreveshja Rama – Idrizi e cila thuhet qe ka bere te ece perpara Kauza çame, gje qe nuk eshte e vertete! Po, eshte bere vetem zhurme per kauzen Came dhe asnjë “cm” nuk është avancuar drejt zgjidhjes se saj.

Me kete rast duket se LSI, jo rastesisht e cek me shume seriozitet Spartak Braho kete handikap te koalicionit qeverises, mund te kete nje “as” nen menge per ta servirur si aktor te rendesishem elektoral.

Behet fjale per partine Aleanca Popullore qe është një parti relativisht e re dhe nen siglën politike te ceshtjes çame ka garuar vetëm ne zgjedhjet e vitit 2013 duke u përfaqësuar atehere ne gare elektorale, për shkaqe objektive vetëm dy muajt e fundit para ditës se zgjedhjeve.

Megjithëse me kushte krejt modeste dhe kohe te limituar organizimi elektorale, AP mori një numër te konsiderueshëm votash te cilat ishin pastertisht te Komunitetit te nderuar Çam dhe vetëm atij.

fakti qe Komuniteti i besoi strategjisë politike te saj e cila ishte qartazi e ndryshme nga ajo e PDIU-se, teorikisht sepse tek ky organizim politik, AP pra, Komuniteti çam  gjeti prakticizmin e vet karakterit te punës dhe ndershmërisë dhe, pse jo edhe intiutoi qasje racionale te kësaj partie ndaj zgjidhjes dhe jo acarimeve te panevojshme, mund te jete “assi” nen menge i LSI per garen elektorale te arshme.

AP ishte ne ato zgjedhje ne Koalicionin e Majte me partine socialiste dhe Lëvizjen socialiste për Integrim me ne krye respektivisht Edi Ramen dhe Ilir Meten, e mbetet aty deri me sot.

Ne marrëveshjen e firmosur prej kryetarit te partisë socialiste Edi Rama dhe kryetarit te Aleancës Popullore Artur Dojaka dominon vetëm filozofia e bashkëpunimit për zgjidhjen e ceshtjes Çame dhe nuk ka asnjë rresht për vende pune dhe pozicione politike ne administratën e larte politike te shtetit.

Ky veprim politik qe beri te mundur futjen e zgjidhjes se Problemit Çame ne programin qeverisës te Edi Rames dhe Ditmir Bushatit, por për me tepër po lexohet racionalisht marrëveshja politiko-elektorale midis PS dhe AP firmosur respektivisht nga Edi Rama dhe Artur Dojaka, aty mund te gjesh rrugët për realizimin e pikave praktike te sipër cituara dhe qe cojne drejt zgjidhjes dhe jo acarimit te ceshtjes

Sipas burimesh te ndryshme rezulton se AP ka nje marrëdhënie shume preferenciale me LSI dhe drejtuesi i saj Artur Dojaka ka qene ne kontakte konstante me Ilir Meten. Per me teper sipas disa opinionistesh te ndryshem, Dojaka eshte i fjales dhe i beses dhe i qendron marrëveshjeve, gje e cila per fat te keq, nuk mund te thuhet per Shpetim Idrizin.

Kete gje besohet e di mire edhe vete kryeministri Edi Rama i cili gati po i pergjerohet Ilir Metes per vazhdimin e koalicionit elektoral dhe qeverises…

IMG-20170331-WA0001

Share: