Home KRYESORE A u diskutua ne takimin Rama- Meta për kampet e azilantëve sirianë?...

A u diskutua ne takimin Rama- Meta për kampet e azilantëve sirianë? Ja pergjgjia e presidentit:

Në një deklaratë për gazetarët, presidenti Ilir Meta ka treguar detaje nga takimi i zhvilluar me Edi Ramën. Ai sqaroi se në thelb kanë qenë negociatat me BE-në, dhe problemet e tjera.

“Ishte një takim normal ku janë diskutuar çështje të rëndësishme, lidhur me rëndësinë e çeljes së negociatave me BE, ku shpresojmë që një vendim pozitiv të merret gjatë këtij muaji dhe natyrisht edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë. Është një proces që duhen marrë vendime, por Presidenti duhet të marrë informacione më të plota siç e meriton kjo çështje”,- u shpreh ai.

I pyetur nëse kanë diskutuar për kampet e azilantëve sirianë, Meta u shpreh se kjo temë nuk është diskutuar, dhe se kryeministri nuk e ka përmendur fare.

Share: