Home I pakategorizuar Ambasadori gjerman: Ja si u gjenda te protesta e 8 dhjetorit.

Ambasadori gjerman: Ja si u gjenda te protesta e 8 dhjetorit.

HOFFMAN PER TETORIN GJERMAN - Ambasadori gjerman ne Tirane, Helmut Hoffmann, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka prezantuar programin e Tetorit Gjerman./r/n/r/nHOFFMAN FOR THE GERMAN OCTOBER - German Ambassador in Tirana, Helmut Hoffmann, speaking during a press conference, where he presented the program of the German October.

Një foto e ambasadorit gjerman, Helmut Hofman mes protestuesve të 8 dhjetorit u publikua në të gjitha mediat online. Ambadasori qëndronte diku afër Ministrisë së Brendshme, duke parë nga afër atë që ndodhte tek bunkeri. Një interpretim i gazetarit Nebil Çika është bërë shkak që Hofman të shpërndajë një email për pse-në e pranisë së tij në proteste dhe për një qëndrim kundër asaj që ndodhi. “Ajo që pashë më tronditi”, shkruan ambasadori. Ne po publikojme emailin e plotë te Hofman për mediat:

“Jam mësuar tanimë me raportimin e keq të asaj, që unë them në publik në median shqiptare, por si rregull ndjek parimin të mos reagoj ndaj keqinterpretimeve. Por artikulli i gazetës “Standard” i datës 10 dhjetor 2015 me titull “Protestuesi i Nderit” shkruar nga një farë Nebil Cika ”“ ribotuar nga Albanian Daily Neës datë 11 dhjetor ”“ shkon përtej asaj, që mund të anashkalohet. Nuk po zgjatem: Është një nonsens absolut të pretendohet se unë kam qenë gjatë demonstratës së dhunshme pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në pasditen e 8 dhjetorit “si një protestues i zakonshëm”, dhe është një gënjeshtër e hapur të thuhet se “kam qëndruar atje deri në të fund”. E vërteta është që atë ditë më duhej gjithsesi të kaloja përmes sheshit Skënderbej dhe duke qenë se unë parapëlqej të krijoj një përshtypje të dorës së parë të asaj që ndodh në situata të tilla, shkova rreth pesë minuta për ta bërë këtë. E në fakt ajo që pashë më tronditi, çka shërbeu për mua si një motivim shtesë për të shprehur publikisht mbështetjen time të qartë për deklaratën e publikuar nga Delegacioni i BE atë mbrëmje, e cila dënonte përdorimin e dhunës në demonstratë dhe u bënte thirrje palëve të interesuara që të distancoheshin nga sjellje të tilla të papranueshme. E konsideroj vërtet mjaft për të keqardhur faktin, që përkujtimi i protestave studentore të 8 dhjetorit 1990 u keqpërdor në atë mënyrë.

Share: