Home KRYESORE Apeli i mjekut te njohur ndaj Shendetesise dhe standardeve…

Apeli i mjekut te njohur ndaj Shendetesise dhe standardeve…

Mjeku i njohur Tritan Kalo reagon ndaj një lajmi te publikuar ne Pamfleti.com ku tregohet rasti e një fëmije dhe perke-qesimi i problemit shëndetësor qe kish patuar ne Spitalin Amerikan i cili ne spotet publicitare me pagese rezulton te jete me “i miri”‘! Profesor Tritan Kalo i bën thirrje institucioneve te Shendetesise te certifikojnë rastin e te reagojnë nëse është e nevojshme. Ja se ç’shkruan mjeku i njohur:

“BEHET fjale për një “skup publicitar” ne kuadër te konkurrencës midis spitaleve jo publike, apo për një realitet tronditës? Shtypi duhet te hedh drite me shume për këtë çeshtje, sepse flitet për mijëra paciente qe trajtohen ne këto mjedise te dhënies se kujdesit shëndetësor, Shume prej tyre si ato qindra te sëmure me dialize kronike paguhen me fondet tona publike, pra me paratë e taksave te te gjithë shqiptareve…PPP (Public Private Partnership) është kryefjala e KONÇENIONIMEVE te shumta dhe te shume bujshme te bëra këto kohet e fundit nga Ministria jone e Shendetesise…Do te sjellin këto koncesione shërbime e cilësore për pacientet tanë, apo ato janë thjesht një barre me shume për taksapaguesit tanë, dhe një biznes shume lunativ për përftuesit e tyre???…

ORGANET kompetente si: Ministria e Shendetesise, Urdhri i Mjekut, dhe i Infermierit, Instituti i Akreditimit, Kontrolli i Larte i Shtetit, Komisioni Parlamentar i Shendetesise, Organet ligj-zbatuese, etj. duhet urgjentisht tu përgjigjen me transparence këtyre shqetësimeve te publikut te gjere!!!…

Dhe ndërkohe bëni kujdes miqtë e mi, jo çdo gjë e bukur nga jashtë shpreh njekohesisht edhe cilesine e larte te brendshme te nje ngrehine shërbim-dhen-ese….Dum Spirum Spero!!!”

Share: