Home KRYESORE Arrestohet gazetari grek. “Vrau” Presidentin, Kryeministrin dhe ministrin e Greqisë

Arrestohet gazetari grek. “Vrau” Presidentin, Kryeministrin dhe ministrin e Greqisë

Gazetari dhe botuesi grek Stefanos Chios u arrestua nga policia mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 jashtë zyrave të gazetës së tij “Makeleio”.

Arrestimi i tij është urdhëruar nga Prokuroria për një shkrim në këtë gazetë lidhur me marrëveshjen Greqi-Maqedoni për emrin e kësaj të fundit.

Në faqen e parë të gazetës ishin vendosur fotomontazhe të Kryeministrit Alexis Tsipras dhe ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias të gjakosur, ndërsa Presidentin Prokopis Pavlopoulos të shtrirë në tokë nga plumbat.

Sipas autoriteteve greke, do të hetohet nëse ky shkrim përbën vepër penale dhe mund të jetë nxitje për të kryer një krim.

“Në kohë lufte, zoti President i Republikës ekzekutohet“, shkruhet në gazetë duke ilustruar me fotomontazhet e tre zyrtarëve të lartë të shtetit grek, që sipas tij duhet të pushkatohen.

“A ka ndonjë patriot grek që nuk është dakord me këtë faqe të parë“, është pyetja që shoqëron fotomontazhin e faqes së parë të gazetës.

“I dhanë Maqedoninë tonë shqiptarëve-sllavë me emrin e rremë “Maqedonia Veriore“, shkruhet në artikull ku kundërshtohet ashpër marrëveshja për emrin e Maqedonisë. /tvklan.al

Share: