Home KRYESORE Arrestohet “truri” i tjetërsimit të pronave tek “Rana e Hedhun” (FOTO)

Arrestohet “truri” i tjetërsimit të pronave tek “Rana e Hedhun” (FOTO)

Skema e tjetërsimit të pronave në Lezhë ka çuar në pranga një të shpallur në kërkim. I arrestuar është Lekë Frroku.

Burime nga Prokuroria konfirmuan se Frroku është një prej organizatorëve të skemës. Ai është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Lezhës.

Në momentin e arrestimit, Frroku ndodhej në makinë me 3 femra. Për tjetërsimin e pronave në Lezhë janë 23 nën akuzë, ndërsa 13 të arrestuar. Në hetim është edhe kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj i cili u la nga gjykata në “arrest shtëpi”. Report tv

Share: