Home KRYESORE Atentat në Vlorë, dyshohet për dy të plagosur!

Atentat në Vlorë, dyshohet për dy të plagosur!

Raportohet se dy persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur nga një atentat i ndodhur pak minuta më parë në Vlorë.

Sipas të dhënave të para, atentatorët kanë qëlluar në drejtim të një makine me targa VL 6368 C dhe ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti në rrugën Transballkanike.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por nuk ka dhënë ende informacion zyrtar mbi ngjarjen.

Share: