Home KRYESORE Aurela, studentja e Mjekësisë që njeh vetëm 10-tën dhe jo partitë.

Aurela, studentja e Mjekësisë që njeh vetëm 10-tën dhe jo partitë.

Nga Bardha Nergjoni  

Trishtimi më i madh kur sheh brezin e të rinjve sot, është rendja e tyre për t’u përfshirë në parti politike. Jo se jua var kush për vizionin apo idetë që mund të kenë, porse partia i do për vota, e ata partinë për vende punë e karrierë. Dhe kjo i ka larguar nga studimet, nga librat, nga vlerësimi i lartë mbi veten. Dallon në këtë pikë një prej tyre, e cila e ka me pasion rekrutimin e “moshave të njoma” në radhët e saj, sidomos të atyre të dhënë pas “shkuma – party”, si të ishin debatikas të kohëve mosderne, me të kundërtën e Colit, si në pamje e si në trend jete.

Por nuk është gjithçka kështu dhe, të ndjerin mirë që shyqyr që jo çdokujt prej të rinjve jua kanë marrë mendjen “shkuma partet” e politikës, ta dhuron Aurela.

Ajo dhe 10-at kanë një marrëdhënie të hershme që vazhdon, pavarësisht studimeve në fakultetit e vështirë, atë të Mjekësisë, që ka e vijon prej tre vjetësh. Të gjithë e mbajnë mend si maturantja ekselente e vitit 2013-të, dhe, ajo dëshiron të mbetet e tillë duke përmbushur edhe një objektiv të sajin, që të ruajë notat 10-ta në të tri vitet e para të Mjekësisë në Tiranë. Vështirë se mund të ndalet edhe kur merr 9-të në ndonjë lëndë. Aurela Kullolli shpesh është detyruar të heqë dorë nga pushimet për të bërë të mundur që në sezonin e vjeshtës ta përmirësojë.13767271_10206617990590288_3829728951919315645_o

Këtë vit 10-at i ka siguruar dhe, ndërsa mendon për pushimet tregon eksperiencën e saj për tre vitet e para universitetit. Aurela ende nuk e ka marrë të famshmen medalje të arit, dikur privilegj i pak ekselentëve, pasi ndryshimet ligjore bënë që gjithçka të mbetej pezull, por synon që në përfundim të fakultetit kjo medalje të jetë e saj herët a vonë.

Për tre vitet e Mjekësisë dhe synimet e të ardhmes, Aurela Kullolli flet për tesheshi.com.

Aurela, jeni në vitin e tretë të Mjekësisë dhe duket se po mbani premtimin e notave dhjeta. Si kanë shkuar këto tre vite studime?

Mund të them se kanë shkuar shumë mirë. Jam në gjysmën e rrugës pasi Mjekësia e Përgjithshme është 6 vjet. Kam ruajtur notën 10-të, pasi nga njëra anë nuk doja të më digjej bursa, ndërsa nga ana tjetër më dukej vetja sikur vendosja skedinë dhe humbja fitoren për një notë. Kam luajtur një herë vetëm skedinë por nuk kam fituar gjë. (qesh)

Vjeshta konsiderohet një sezon normal në Mjekësi pasi ka studentë që marrin kohë dhe i japin provimet në këtë sezon. Kam përmirësuar dy lëndë në dy vitet e para. Këtë vit ndjehem akoma më e lumtur i kam mbyllur me të gjitha 10-ta dhe do t’i bëj pushimet e qetë.

Jemi rreth 300 studentë në degën e Mjekësisë dhe është e vështirë të ketë komunikim mes  pedagogëve e të gjithë studentëvem sidomos në leksione. Viti i parë ka qenë më i vështirë, pasi kishim mësim në disa ambiente larg njëri-tjetrit, sa në fakultetin e Shkencave të Natyrës e në spitale, dhe na duhej të lëviznim në Tiranë.

received_10206638130893783

Dihet që Mjekësia është një fakultet i vështirë. Si arritët të ruanit këto rezultate?

Duke mësuar çdo ditë duke mos i lënë për në fund ia kam dalë edhe në lëndë të vështira. Në vitin e parë më është dukur e vështirë Anatonomia por në provim nuk ishte dhe aq. Në vitin e dytë ka qenë Farmakologjia, por sërish e kam mbyllur me sukses. Pedagogët na kanë ndihmuar shumë që t’i mësojmë në mënyrë llogjike shumë lëndë. Shumë prej tyre na e kanë bërë lëndën edhe më të lehtë, na kanë shtensionuar kur duhej me anë të shakave në leksionet e gjata, kanë përdorur rrjetet sociale për të na i bërë gjërat më të thjeshta. Pra shumë prej tyre kanë qenë shumë afër nesh.

Si shkoi historia e Medaljes së Artë të munguar të Shkollës së Mesme?

Medalja e Artë nuk u mor, pasi një vit para diplomimit tim kishte ndryshuar ligji dhe tashmë Medalja e Artë jepej nga Presidenti. Ligji është ndryshuar sërish një vit më parë dhe Medalja e Artë jepet nga Kryeministri. E kam pritur medaljen në fakt edhe këto muaj. Nëse do të isha me sistemin Bachelor do e kisha marrë më lehtë tani në universitet sesa nga Matura Shtetërore. Unë vazhdoj ta pres atë medalje. (qesh)

Çfarë mesazhi do ti përcillnit të rinjve që janë duke zgjedhur Mjekësinë?

Mjekësia është një profesion ndryshe nga të tjerët. Veç teorisë dhe praktikës duhet të jesh sa më afër njerëzve dhe të kuptosh si ndjehen ata. Mund të mësosh të gjithë shenjat apo simptomat e sëmundjes. Ajo çfarë mendoj unë për studentët e Mjekësisë është fakti se duhet të jemi sa më afër pacientëve për të krijuar sa më shumë eksperiencë në marrëdhënie me ta.received_10206638130333769

Çfarë ju frikëson më shumë nga eksperienca e studimeve dhe praktikës?

Nuk më frikëson asgjë në ambientet e spitalit, por vetëm eksperienca që më mungon. Kam filluar të veshim rrobën e mjekut, të mbajmë stetoskop, të vëzhgojmë dhe operacionet. Kam asistuar edhe vetë të aksidentuar duke i shoqëruar drejt spitalit të traumës. Tani për tani i frikësohem reagimit të pacientëve duke më parë të re dhe pa eksperiencë.

Çfarë synoni në tri vitet e ardhshme?

Së pari të ruaj shëndetin timm pasi është i rëndësishëm për të arritur rezultate të mira edhe tri vitet e ardhshme. Së pari duhet të dobësohem pak se kanë ndikuar çokollatat apo patatinat gjatë sezonit. (qesh)Ndërkohë synimi është Gjinekologjia pasi misioni im është t’i shërbej një jete të re që formohet dhe rritet brenda qenies njerëzore. /tesheshi.com/

Share: