Home KRYESORE Axhenda e Junker, do të pritet nga Rama. Metën e takon të...

Axhenda e Junker, do të pritet nga Rama. Metën e takon të hënën

Kreu i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker mbërrin të dielën në orën 17.30, ku do të pritet me ceremoni ushtarake nga kryeministri Edi Rama.

Sipas axhendës, në orën 19.15 është parashikuar konferenca për shtyp Rama-Juncker. Ndërsa takimi me kreun e shtetit Ilir Meta është parashikuar për të hënën.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn do të ndalen në Tiranë si pjesë e turit të tyre në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku mesazhi që do të përcillet është inkurajimi i reformave për anëtarësimin në BE.

Axhenda parashikon diskutimin me udhëheqësit politikë dhe shoqërinë civile vendase strategjinë e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor.

Theksi do të vendoset tek reformat dhe plotësimi i kushteve të vendosura nga Brukseli në rastin e Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Share: