Home KRYESORE Balla: Basha i mosbindjes civile nuk paguan faturën e ujit prej 7...

Balla: Basha i mosbindjes civile nuk paguan faturën e ujit prej 7 muajsh

Taulant Balla nga Elbasani ku ndodhej për takim me strukturat e PS, ironizoi kreun e PD, duke thanë se Lulzim Basha nuk paguan faturën e ujit të pijshëm që nga shtatori i 2017.

“Ky është i pari që e ka filluar mosbindjen civile, pastaj po e ndoqi njeri mbrapa mirë. E sigurtë që nuk do ta ndjekë njeri mbrapa”, tha Balla.

Sipas Ballës, për Bashën sot koefiçenti i lumturisë matet me sa mund ti bëjë keq Shqipërisë.

Share: