Home KRYESORE Basha nga PD: Rama arreston kukësianët për krime të rënda, narkotrafikantët i...

Basha nga PD: Rama arreston kukësianët për krime të rënda, narkotrafikantët i le të lirë

Nga Lulzim Basha

E njëjta polici që lë të ikë një narkotrafikant si Arbër Çekaj, që kapet me 620 kg kokainë në portin e Durrësit, e njëjta polici është mobilizuar brenda pak orësh për të rrëmbyer në mes të natës qytetarët e thjeshtë të Kukësit, vetëm se protestuan për mirëqënien e tyre

Kjo qeveri që lë të lirë Habilajt, Xhafën, Balilajn dhe shumë narkotrafikantë të tjerë si edhe dhjetra kriminelë të tjerë në kërkim kombëtarë dhe ndërkombëtarë, mbrëmë në mes të natës u hodhën në aksion me urdhër të Ramës duke rrëmbyer dhe sjellë në Tiranë me dhjetra qytetarë për një vepër penale të lehtë që mund të ndëshkohet nga gjobë deri në tre vite burg, por policia dhe prokuroria e Ramës i kanë arrestuar si të përfshirë në krime të rënda.

Këto kanë vetëm një qëllim, ushtrimin e terrorit dhe që qytetarët të mos ngrejnë zërin ndaj bandës në pushtet

Shumica e qytetarëve janë rrëmbyer në mes të natës. Kjo përbën veprër të rëndë penale. Unë u them qytetarëve të Kukësit që në këto momente jemi me ju dhe keni mbështetjen tonë”

Share: