Home KRYESORE Basha takim me aleatët, zbulohet se ku do të kandidojnë Dashamir Shehi...

Basha takim me aleatët, zbulohet se ku do të kandidojnë Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka

Në këto momente në selinë e blu janë duke u zvilluar bisedime mes aleatëve dhe Bashës për përfshirën e tyre në listat e sigurta të PD.

Basha disa prej aleatëve Basha u ka premtuar një vend fitues në listën e PD-së. kështu kreut të PR-së, Fatmir Mediu, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, kreu i PDK-së, Nard Ndoka si dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, kreu I opozitës u ka dhën siguri së do të jenë në në listat e sigurta, gjë e cila nuk ka ndodhur për 2 aletatët e tjerë, Spahiu e Ndocaj.

Nga ana tjetër dy nga aleatët e Bashës, Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka duket se kanë qartësuar kandidimin e tyre.

Përkatësisht Shehi mund të kandidojë në Tiranë, ndërsa Ndoka në Shkodër. Nga takimi i sotëm pritët që të vendoset edhe zona e kandidimit të dy aleatëve të tjerë.

Ndërkaq nuk dihet ende se si do të jetë fati i PAA-së dhe Agron Dukës, i cili ka shfaqur ambicje edhe për 2 kandidatura të tjera brneda partisë së tij.

Më herët Duka është shprehur se nuk është i detyruar që të jetë në koalicion me PD-në pas zgjedhjeve dhe e lë të hapur mundësinë për një ofertë nga PS./ Lapsi.al

Share: