Home KRYESORE (foto)Bebe Rexha parapëlqen te dale mbrapsht ne foto!

(foto)Bebe Rexha parapëlqen te dale mbrapsht ne foto!

Bebe Rexha po bëhet gjithmonë e më e famshme, po ashtu edhe të pasmet e saj. Sepse kudo është, në tapetin e kuq apo në prapaskenë, Bebe Rexha sigurohet t’i nxjerrë në pah duke pozuar pothuajse gjithmonë në këtë pozicion:Kantautorja me origjinë shqiptare po shet shumë kohët e fundit. Pas suksesit të “No Broken Hearts” me Nicki Minaj, single-i i saj “I Got You” renditet mjaft mirë, mes 60 këngëve më të mira në iTunes, duke lënë pas emra si: Bruno Mars dhe Meghan Trainor.

Vjet, Bebe Rexha vendosi të ndryshonte krejtësisht stil, duke e nisur nga paraqitja. Kantautorja e talentuar me tipare mesdhetare dhe flokë të errët, u kthye në një pop star me flokë bjond platin dhe veshje sport-sexy. Ajo iu përkushtua seriozisht palestrës, duke u përqëndruar tek tonifikimi i të pasmeve, siç tregon edhe në këtë video në Instagram.

Lodhja iu shpërblye; të pasmet e Bebes (emri i vërtetë i së cilës është Bleta) sa vijnë e rrumbullakosen gjithmonë e më shumë. Kështu që, nuk i vëmë faj nëse kërkon t’i nxjerrë në pah. Me veshje të ngushta ose body, ajo shfaq me krenari format trupore në Instagram dhe në tapetin e kuq, dhe tashmë fotografët janë njohur me pozën e saj të përhershme: të pasmet nga aparati, kokën e kthyer.

Ka pafund foto të sajat në këtë pozicion. Nëse kërkojmë në Google ose në profilin e saj në Instagram, është mëse e zakonshme të hasësh të pasmet bombastike të këngëtares me zërin interesant dhe tashmë, edhe me një trup të hatashëm.

Share: