Home I pakategorizuar Behar Gjoka, Çmimi me emrin Ardian Klosi, një ndjesë e vonuar

Behar Gjoka, Çmimi me emrin Ardian Klosi, një ndjesë e vonuar

Emri i Ardian Klosit, që iku para kohe, lidhet natyrshëm me qenie e tij unike, si polemist i rrallë, veprimtar i pamunguar në problemet e shoqërisë shqiptare, në tranzicionin e zgjatur, krijues dhe përthyes i zoti, një nga alabanologët që solli jo pak kontribute, pavarësisht se si e shohin të tjerët, qoftë edhe shkrimtari Ismail Kadare, meriton një çmim, më tepër se të një panairi, meriton një çmim kombëtar, për gjithçka bëri në këto fusha. Zbrazëtira që la në median shqiptare, në studimet letrare, në praktikën e botimit, të rolit për të zgjuara mendimin qytetar, është e madhe dhe me shumë dimensione. Një çmim për kontributet e vyera, pavarësisht se kush e inicion dhe shpërndan, vlerëson dhe konsideron, e vijon apo shpërdoron, është i merituar. Çmimi me emrin Ardian Klosi, në një kuptim është edhe një ndjesë e vonuar, për ata që nuk kishin sy për ta parë ikjen e tij, që kishte ngjarë kohë më parë se sa kur u nda fizikisht.

Share: