Home KRYESORE Berisha: Kelmend Balili filmohet duke peshkuar në resortin e tij luksoz

Berisha: Kelmend Balili filmohet duke peshkuar në resortin e tij luksoz

Ish -kryeministri Berisha ka postuar disa foto, të cilat, sipas tij tregojnë Kelmend Balilin duke peshkuar në resortin e tij luksoz, Santa Quaranta në Sarandë. Berisha sqaron se këto foto i janë dërguar nga një ndjekës, në postën e tij elektronike. “Escobari i Ballkanit nen mbrojtjen e Ediscobarit te Europes peshkon i qete ne resortin e tij luksoz “Sant Quaranta” shkruan Berisha. Balili është shpallur në kërkim nga Prokuroria shqiptare për llogari të autoriteteve greke që e kërkojnë për trafik ndërkombëtar droge. Për mosarrestimin e tij ambasadori amerikan kritikoi policinë, prokurorinë dhe Ministrinë e Drejtësisë. /Lapsi.al

Image may contain: text

Share: