Home KRYESORE Biznesi ankimon në Kushtetuese taksat vendore, Neranxi: Do ta fitojmë betejën

Biznesi ankimon në Kushtetuese taksat vendore, Neranxi: Do ta fitojmë betejën

Shoqata e Mbrojtjes së Tregtarëve dhe të Tregut ka dorëzuar një kërkesë – padin në Gjykatën Kushtetuese për të shfuqizuar disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Përsistemin e taksave vendore”.

Padia e cila është pranuar dhe do të shyrtohet, pjesa më e madhe e argumenteve lidhet me gjendjen që ka krijuar te biznesi zbatimi i këtyre ndryshimeve.

Shoqata në kërkesë- padinë e saj argumenton se : “Rritja e taksave vendore është jo vetëm dispropocionale, por vjen në kundërshtim të hapur me parimin e aftësisë paguese, i cili shprehet në mënyrë implicite në nenin 155 të Kushtetutës. Në këtë mënyrë bazuar në parimet makro ekonomike si dhe paketat fiskale, niveli i taksave duhet ti përshtatet dhe ti përafrohet sa me shume treguesve të zhvillimit të vendit. Nëse ne masën prej 95% te treguesve makro ekonomik kemi rënie te ndjeshme, nuk mund të rritet niveli i tatim taksave”.

Kryetari i Shoqates se Mbrotjes se Tregetareve dhe Tregut te Shqiperise, biznesmeni Nikolla Naranxi thotë se kjo është një tjetër betejë të cilën do ta fitojnë.

Share: