Home KRYESORE Bleona Qereti dhe Gent Hazizi “dhëmb për dhëmb”…

Bleona Qereti dhe Gent Hazizi “dhëmb për dhëmb”…

Bleona dhe sherri me Gent Hazizin kanë qenë kryefjala e disa ditëve në showbizin shqiptar. “Mjekër cjap, pordhac, aktor i dështuar”, ishin disa nga fjalët me të cilat Bleona i drejtohej aktorit. Pak orë më vonë Hazizi kërkoi falje Bleonës me një postim ku e ftonte të shihte shfaqjen e tij. Por nuk mbaron me kaq!

Sot gazetarja e “Shiko kush luan” ka kontaktuar Bleonën dhe i shkruan se autorja dhe drejtuesja e programit, Luana Vjollca propozon që ajo të vijë për puntatën festive të 1 janarit për të inskensuar një skenë sikur martohet me Flori Mumajesin.

“Atëherë meqë u bë tërkuzë të vazhdojmë historinë… Luana Vjollca, autorja dhe drejtuesja e programit propozon që për puntatën festive të 1 janarit të vish ti dhe Flori në program dhe të inskenojmë martesën. Puntata regjistrohet përpara, biletën mund ta paguajë Top-i. Mendoje dhe më thuaj”, i shkruan gazetarja.

Pasi Bleona i ka kërkuar shumë marramendëse prej 100 mijë dollarësh, gazetarja i shkruan: “Ok”.

Bleona më pas ka publikuar mesazhet në Instagram duke bërë të ditur se e refuzon ofertën pasi është në “post production” të filmit të ri që ka xhiruar me Nicolas Cage.

“Per te gjithe kategorine e aktoreve te medhenj” qe maten me “hijen e mengjesit”, pastaj i fusin 1 dopjo konjak tek akademia dhe arrijne ne kokluzionin qe ata kane talentin me te madh qe mund te egzistoje ne nje qenie humane,dhe aq me teper mendojne qe “ Robert De Niro’t” dhe “Al Pacino’t” e kesaj bote jane losers, ju pershendes me nje: Dyftyresi tipike shqiptare!!!

Nga njera ane “plas ironia” nga ana tjeter fillon “sahan – lepirja”!!!! PS: Gento faleminderit per ftesen!!! Pervec 2 anetareve te tjere te familjes qe po supozoj do te te mbeshtesin automatikisht, do isha shume e nderuar te isha nje nga 3 vetat qe do te shikojne kete projekt kaq prestigjoz!!! Fatkeqesisht agenda ime nuk e lejon te jem ne Tirane ne kete kohe, sepse jam ne “ post production” te filmit tim me te ri #211 qe sapo xhirova me Nicolas Cage! Link in Bio. Te uroj shume fat ne rrugen tende te “artit te vertete”. Love Bleona”, shkruan Bleona. /Xing.al.

 

Share: