Home KRYESORE Bota nuk humb kohën duke pritur çmime por punon të prodhoj çmime.

Bota nuk humb kohën duke pritur çmime por punon të prodhoj çmime.

Nga Moza Demiri

Bota nuk humb kohën duke pritur çmime por punon të prodhoj çmime.

Nga 11 çmime Nobel që u dhanë për vitin 2017, tetë nga këto çmime ju dhanë amerikanëve.
Në fizik, Rainer Weis (gjerman amerikan), Barry Barysh, Kip Thorne.

Në Kimi, Joachim Fron (gjerman-amerikan)
Në Medicinë e Psikologji, Michael Warren Yong, Jeffry Conar Hall, Michael Morris Rochbah

Në ekonomi, Richard Thale
Ne Kimi ishte dhe skocezi Richard Handerson dhe zviceriani Jack Doubocht.

Në letërsi Kazuo Ishiguro

Në Amerikë këto trofe kaluan vetëm si një lajm dhe një artikull në gazetat e përditëshme të nesërmen e çmimit. Kështu ka ndodhur edhe në Skoci, Zvicër dhe Angli ku ishin tre fituesit e tjere.

Nuk u tërbua as një vend gjashte muaj përpara në pritje të “festës së fitores” e jo më pastaj siç ka dhe raste pritjeje çerek shekullore të stisura nga megalomania dhe injoranca e turmave te pritjes….. prite-prite se po vjen!

Kur u shpallën fituesit as nuk shpërthyen fishekzjarrë e as u bë feste kombëtare.
Dy prej fituesve American Weiss dhe Fron janë të lindur në Gjermani, ashtu si dhe Ishiguro në Japoni. Nuk u dëgjua një zë nga Japonia largët të thotë që ky është i yni, ne kemi një nobelist! Jo, se edhe çmimi atij ju dha për letërsinë angleze ashtu si dhe dy gjermano-amerikanëve për zbullimet e tyre në Fizik e Kimi si rezultat i edukimit dhe punës në Amerikë.

Pavarsisht ku kanë lindur ata janë produkt i shoqërise dhe kulturës së vendit ku jetojnë. Nuk u çua as Japonia as Gjermania të thonë një Japonez apo dy gjerman fituan Nobel.

Shoqëritë e zhvilluara dhe të qytetruara kanë arritur këtu ku janë vetëm nëpërmjet punës dhe zhvillimit për të ecur me punë dhe jo duke rufit kafen gjithë ditën e duke prit me trumpeta, lodra, cyrlle, me flamur e patriotizma te shtirura, e me kapadaillik ballkanik.

Një vend nuk e bën një çmim Nobel, por Nobel-i si shoqëri e qytetruar me zhvillim dhe prosperitet.

Share: